Dita ndërkombëtare e arsimit: Carovska paralajmëroi epokë të re, opozita kërkon debat në parlament

Se është e nevojshme reforma, u pajtuan edhe nga VMRO-DPMNE, megjithatë nga atje nuk pajtohen me Qeverinë, ndërsa dje dërguan edhe një thirrje për debat publik në parlament, transmeton Portalb.mk.

Koncepti i ri për arsimin fillor do të nënkuptoje një epokë të re të zhvillimit, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, në deklaratën e saj sot, pikërisht në ditën ndërkombëtare të arsimit.

Reformat e planifikuara, thotë ajo, do të përmirësojnë kualitetin e arsimit te fëmijët.

“Qëndrojmë të përkushtuar për kushte më të mira dhe programe të reja arsimore, me të cilat do të nxisim më të vegjlit që të kenë mendim kritik dhe  të jenë në hap me bashkëmoshatarët e tyre në shtetet më të zhvilluara. Besoj fuqishëm se koncepti i ri për arsim fillor është hyrje në epokën e re për zhvillim, rritje dhe përparim të gjeneratave të reja. E drejta për arsim është e drejtë themelore e njeriut, ndërsa arsimi kualitativ është themelore për zhvillim dhe prosperitet të të gjithë fëmijëve” tha Carovska.

Konceptin e ri për arsim fillor, MASh e prezantoi më 23 dhjetor të vitit 2020 dhe ajo parashihte integrimin e disa lëndëve në dy: natyrore dhe shoqërore.

Se është e nevojshme reformë, u pajtuan edhe nga VMRO-DPMNE, megjithatë ata nuk pajtohen me Qeverinë. Dje nga kjo parti dërguan edhe një thirrje për debat publik në parlament për shkak se kritikojnë se nga resori i ministres nuk ka përgatitje për dialog dhe gatishmëri për të dëgjuar argumentet nga cila anë qofshin ato.

“Personalisht besoj, se shumica e qytetarëve do të pajtoheshin me qëndrimin se është e nevojshme një reformë për arsimin fillor. Megjithatë ekziston dilema, se rruga, apo qasja dhe metodologjia të zgjedhura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e rregullt. Për këtë është me rëndësi të veçantë që kjo çështje të jetë lëndë në debatin publik në parlament ku do të ketë mundësi edhe përfshirja e përfaqësues eminent të botës akademike, ekspert, para së gjithash edhe palët e përfshira që janë mësimdhënësit” tha deputeti Timco Mucunski.

Të fundit të cilët dhanë mendim për reformat në arsimin fillor ishin përfaqësuesit e ASHAM, me të cilët ministrja Carovska pati takim të premten. Ata thanë se reforma në arsimin fillor duhet të mbështetet për shkak se bëhet fjalë për diçka shumë të rëndësishme e cila është baza në gjithë sistemin arsimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button