Është mbyllur një objekt hotelierik në rrethinën e Gostivarit për shkak të mosrespektimit të orarit të punës

Punonjës policorë nga Reparti policor Galate, në bashkëveprim me Inspektoratin shtetëror të tregut, më 18.01.2021 në ora 23:00, kanë mbyllur objekt hotelierik, ku kanë qenë shtatë persona-mysafirë dhe pronari, pas afatit të konfirmuar ligjor për orar të punës, njofton Portalb.

“Punonjës policorë kanë kryer kontroll në objektin hotelierik në fshatin Gradec, komuna Vrapçisht, pronë e B.A. (39) nga f. Gradec. Gjatë kontrollit, në objekt janë hasur shtatë persona-mysafirë dhe pronari, i cili u privua nga liria dhe u dërgua në stacionin policor. Nga ana e ISHT-së, objekti është mbyllur, ndërsa pas dokumentimit të tërë të rastit, do të ngritet kallëzim adekuat”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button