fbpx

Magnati izraelit u dënua me 5 vjet burg për ryshfet për licencë të minierës në Guine

Miliarderi izraelit Beny Steinmetz është dënuar me 5 vjet burg dhe gjobë në vlerë 56 milionë dollarë për ryshfet për marrjen e licencës për shfrytëzimin e rezervave të xeheve të hekurit për kompaninë e tij BSGR në Guine, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjyqi u zhvillua në një gjykatë në Gjenevë, ku Steinmetz jetoi deri në vitin 2016, kurse dy ndihmësit e tij u dënuan gjithashtu me burgim prej një vjet e gjysmë, përkatësisht tre vjet.

Sipas vendimit, Steinmetz është shpallur fajtor sepse në vitin 2008 ai i dha ryshfet prej 8,5 milionë dollarësh Mamadie Toure-së, gruas së presidentit të atëhershëm të Guinesë, Lansana Counte, për marrjen e licencës për shfrytëzimin e xeheve të hekurit në rajonin Simandou.

Mbrojtja e të dënuarit njoftoi fillimin e procedurës së ankimit.

Simandou është një rajon i Guinesë i njohur për zonën e tij të pasur pyjore dhe rezervat e xeheve të hekurit me cilësinë më të lartë.

Steinmetz bleu licencën për shfrytëzimin e xeheve të hekurit në Guine për 160 milionë dollarë, kurse të njëjtën pas 18 muajsh ia shti kompanisë braziliane Vale për 2,5 miliardë dollarë.

Mediat ndërkombëtare shkruan për rastin duke parashtruar pyetje se si ishte e mundur që licenca fillimisht ishte shitur për kaq pak para, ndërsa Steinmetz mbrojti veten duke thënë se ai gjithmonë pëlqente rrezikun në biznes dhe se kjo shpesh i sillte fitime të mëdha.

Steinmetz më parë ishte dënuar me pesë vjet burg për pastrim parash në Rumani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button