fbpx

Në Shkup 226 shoferë të sanksionuar, 11 për vozitje të shpejtë, 19 pa patent shoferi

Në territorin e Qytetit të Shkupit dje në kuadër të kontrolleve të përforcuara në rajonin të trafikut janë shqiptuar gjithsej 226 masa, mes të cilave për vozitje pa patentë shoferi 19 sanksione, njoftojn Portalb.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, informojnë se nga numri i përgjithshëm, nëntë janë për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 21 për shfrytëzimin e celularit. Janë shqiptar katër masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 11 sanksione për mosrespektimin e shpejtësisë dhe 71 masa për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

“Kontrollet e përforcuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button