Ambasadori Dedaj është kontaktuar nga Gjykata Speciale në Hagë

Ambasadori i Republikës së Kosovës në vendin tonë Gjergj Dedaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se gjatë orëve të vona të ditës së djeshme është kontaktuar nga Gjykata Speciale në Hagë, njofton Portalb.mk.

“Ditën e premte, të datës 22 janar 2021, në orët e vona, përmes telefonit, jam kontaktuar nga prokurori i Gjyjatës Speciale, në Hagë! Qëllimi i kësaj thirrje, sipas tyre ishte të më njoftojnë me caktimin e prokurorit të rastit, siç më njoftuan, pa më specifikuar se për çfarë rasti bëhet fjalë! Veç tjerash, prokurori më pyeti se a kam ndonjë kërcënim apo ndonjë shqetësim! I thash s’kam patur dhe nuk kam asnjë kërcënim nga askush, e për sa i përket shqëtësimeve,ia përmenda shqëtësimet i mija me rastin e infektimit tim dhe të gjithë anëtarëve të familjes sime me virusin COVID-19, gjatë muajit të kaluar. Njëkohësisht i vura në dijeni se shqetësim i yni më i madh, tash e 22 vite, është edhe moszbardhja e krimit serb mbi dhjetëra anëtarë të familjes sime, si dhe moszbardhja e masakrës së Mejes së Gjakovës, ku forcat serbe më 27 prill 1999, vranë mizorisht mbi 380 civil shqiptarë të pafajshëm, ndonëse askush nuk është arrestuar nga serbët, për këtë masakër kundër njerëzimit!”, shkruan Dedaj.

Ai më tej shkruan se është i gatshëm, edhe përkundër, siç thotë ai, dëshirës së tij në çdo rast t’u përgjigjet ftesave të Gjykatës Speciale.

“Njoftoj opinionin se jam i gatshëm, përkundër dëshirës sime, në çdo çast t’i përgjigjjem ftesave të Gjykatës Speciale, për të dëshmuar luftën epike të drejt dhe çlirimtare të UÇK-së, për vetëmbrojtje, liri, drejtësi, barazi dhe pavarësi, duke kërkuar me çdo kusht, çmim e sakrificë,drejtësi dhe dënim, për përgjegjësit e 400 masakrave makabre serbe në Kosovë, të 20.000 dhunimeve dhe afër 15.000 vrasjeve civile, ndaj popullatës kosovare, gjatë viteve 1998/1999, në Kosovë! Mbase këto krime dhe ky gjenocid serb, në Kosovë, do duhej të kishte trajtim dhe përgjigje nga Drejtësia Ndërkombëtare!”, shkruan në profilin e tij ambasadori kosovar Dedaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button