Zaev: Këto ditë presim një pjesë të vaksinave nga Serbia

Kryeministri, Zoran Zaev tha se këto ditë pritet të arrijnë dy-tre mijë vaksinat e para nga ato 8000 të dakorduara të vaksinave Pfeizer nga Serbia, të cilat, siç tha ai, janë harmonizuar definitivisht dhe janë dakorduar politikisht. Javën e ardhshme priten informata për sasitë e para përmes sistemit COVAX, ndërsa në shkurt priten vaksinat të cilat janë dakorduar në mënyrë direkte me kompaninë Pfeizer, tha Zaev në emisionit “Triling” në TV 24, transmeton Portalb.mk.

Zaev tha se vendi si anëtare e NATO-s, mbahet në përgjithësi me botën perëndimore dhe vaksinat e miratuara nga institucionet e atjeshme, ndërsa Serbia, e cila siç thotë, nuk ka aspirata për NATO dhe është normale që të jetë më e hapur drejt botës lindore Kina dhe Rusia dhe bën marrëveshje me to.

Ai shtoi se qendra e Pfeizer për Evropën Juglindore është në Beograd dhe për këtë qytetarët serb kanë marrë një sasi të caktuar të vaksinave nga kjo kompani.

“Ajo që është e saktë dhe duhet ta dinë qytetarët është se për herë të parë në çdo vend duhet të hyjë vaksina që të regjistrohet, nuk mundet ajo të bëhet më herët”, theksoi Zaev.

Serbia do t’i japë vendit tonë 8,000 vaksina nga prodhuesi Pfizer. Kjo është rënë dakord gjatë një bisede të drejtpërdrejtë midis kryeministrit Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të realizuar para disa ditëve.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë informuar se, sistemi ynë shëndetësor, është plotësisht i përgatitur për vaksinim. Klinika e transfuziologjisë dha 2 frigoriferë në -80 gradë për të ruajtur vaksinën Pfizer, ndërsa dy frigoriferë të tjerë në -80 gradë arritën në vend këtë fundjavë. Deri në fund të muajit në mënyrë shtesë do të arrijnë tre frigoriferë të tjerë për vaksinën Pfizer.

Në muajin shkurt priten edhe vaksinat përmes mekanizmit KOVAX, për të cilat është bërë pagesa dhe është dhënë garanci. Sasia e përgjithshme e vaksinës përmes këtij mekanizmi për vendin tonë është 833,000 doza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button