Këngëtari nga Tetova, Labinot Abduramani së shpejti do t’i publikojë këngët e tij të para

Labinoti Abduramani, është një i ri nga Tetova që i bashkangjitet skenës muzikore shqiptare. Ai thotë se muzika është profesioni dhe pasioni i tij. Disa muaj më parë Labinoti solli një cover të kënduar në një version ndryshe prej këngës origjinale dhe bëri një bujë të madhe në rrjetet sociale. Në intervistën e tij për Portalb ai bëri të ditur se shumë shpejt do të sjellë edhe këngët e tija të para që tashmë i ka gati. Të rinjve ju drejtohet me mesazhin, të kenë besim të plotë te vetja dhe t’i bëjnë gjërat që ato i ndjejnë me zemër.

Labinot Abduramani

Për të gjithë ata që nuk ju njohin, kush është Labinoti?
Unë jam një djalë i cili merret me muzikë, kryesisht jam këngëtar dhe gjendem ende në shkollë

Ju jeni duke studiuar në shkollën e mesme të muzikës, a do të vazhdoni edhe studimet e larta në këtë drejtim?
Për momentin jam në përfundim të shkollës së mesme të muzikës, por  do të vazhdoj absolutisht. Sepse, muzika është pasioni dhe profesioni im që gjithmonë ka një vend të rëndësishëm tek unë.

Labinot Abduramani

Disa muaj më parë keni publikuar një cover të kënduar nga vet ju në një version ndryshe prej këngës origjinale, çfarë reagimesh ka pasur ky cover?
Po coveri është lansuar në një mënyrë shumë më të thjeshtë se origjinali dhe u pëlqye shumë nga dëgjuesit. Kam marr një numër të madh komentesh, mesazhe të ndryshme dhe përkrahje nga vet artisti.

A pritet të ketë së shpejti dhe një këngë personale nga ju?
Po pritet. Kam disa këngë, publikimi i të cilave do shihet muajt në vazhdim…

 

 

Labinot Abduramani

A shpresoni se në një vend siç është Maqedonia e Veriut ju do të mund të arrini të prekni majat e suksesit sa i përket muzikës?
Majat e suksesit i prek nëse në vete e ke talentin, modestinë dhe punën e pandalshme, por për një vend siç është  Maqedonia e Veriut padyshim që është e vështirë.

 

 

 

Labinot Abduramani


Ju  shihnim më parë aktiv nëpër mbrëmje festive dhe koncerte por, gjatë kohës së pandemisë mbrëmjet festive ishin të pamundura për t’u realizuar, sa e vështirë ka qenë kjo për ju?
Ka qenë mjaft e vështirë sepse u bë një mbyllje masive për të gjithë botën dhe normalisht  që edhe tek unë ka ndikuar kjo mbyllje dhe kjo ndalje e aktiviteteve, por kemi pasur më shumë kohë të merremi me muzikën dhe  familjen.

 

Labinot Abduramani


Çfarë këshille do ju jepje gjithë rinisë?

Do t’ju thuaja vetëm që të kenë besim të plotë tek vetja dhe ti bëjnë gjërat që ato i ndjejnë me zemër!

 

Tashmë nuk ngelet gjë tjetër veçse të presim publikimin e këngëve të para të tij dhe të shpresojmë që ato të jenë një nismë për Labinotin në rrugën e tij drejt suksesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button