Grubi për “Monstrën”: Nuk komentoj vendime gjyqësore,  çështja të zgjidhet në gjykatë

Zëvendëskryeministri dhe funksionari i lartë i BDI-së, Artan Grubi, sot nuk dëshiroi t’i komentojë ndodhitë e fundit në lidhje me rastin “Monstra”, gjegjësisht fjalët përfundimtare të prokurores Fatime Fetai, me të cilat kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për 3 persona. Grupi tha se momenti i vetëm kur BDI ka qenë e përzier në këtë proces, ka qenë kërkesa për përsëritje të plotë të gjykimit, njofton Portalb.mk.

“Nuk i komentojmë vendimet gjyqësore. Çështja ishte se a ishte e përzier politika në këtë rast. Momenti i vetëm ku ne si parti politike ishim të përzier në këtë rast ishte në kërkesën që të përsëritet gjykimi, për shkak të mosbesimit nga tërë opinioni në vendimin e Gjykatës, paraprake. Atë e arritëm. Prej këtu e andej është punë e Prokurorisë, gjyqësorit dhe mbrojtjes që në procedurë gjyqësore t’i tregojnë të gjitha argumentet”, tha Grubi.

Edhe përskaj insistimit të gazetarëve, ai ishte decid se ai mund të përgjigjet vetëm për kërkesën e tyre.

“Mbrojtja, prokuroria dhe gjyqësori janë në procedurë të provave, dhe shpresoj se do të mbarojë ashtu siç kërkojnë provat. Nuk dua të komentoj vendim ose, në këtë moment ky qëndrim është vetëm i Prokurorisë, gjykata nuk e ka thënë fjalën e fundit, kjo është vetëm një pjesë e një palës në proces”, tha Grubi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button