Pandemia Kovid-19 tregoi se sa e rëndësishme është që shërbimet nga institucionet të merren online

Pandemia Covid-19 theksoi më tej rëndësinë dhe nevojën për digjitalizimin e shërbimeve institucionale, thjeshtimin e tyre, si dhe njohuritë e qytetarëve për përdorimin e shërbimeve online, në vend të pritjes tradicionale nëpër sportele. Ky ishte konkluzioni i përgjithshëm i ngjarjes “Dialogje rajonale për Agjendë Digjitale”, ngjarje në kuadër të projektit, “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në Agjendën Digjitale – ICEDA, njofton Portalb.mk.

Misha Bojoviq nga organizata e shoqërisë civile CRTA nga Serbia, theksoi se hulumtimi rajonal që kanë kryer tregoi se qeveritë e vendeve në rajon kanë të njëjtat probleme me zbatimin e agjendës digjitale.

“Digjitalizimi nuk merr shumë nga ndryshimet administrative. Qeveritë duhet të vendosin portale që ofrojnë e-shërbime në një vend. Zbatimi më efikas i shërbimeve elektronike është për sektorin e biznesit, por duhet akoma më shumë. Gjithashtu, për disa prej tyre nuk ka fund, sepse në një moment qytetari dërgohet në sportel, gjegjësisht në mënyrë tradicionale të mbledhjes së të dhënave” tha Bojoviq.

Ajo shtoi se qeveritë duhet të jenë transparente në procesin e digjitalizimit, të përfshijnë OJQë dhe të edukojnë qytetarët që t’i bëjnë ato shërbime digjitale të kuptueshme.

Drejtori i Fondacionit Metamotofozis, Bardhyl Jashari, theksoi se transformimi digjital është një proces i pashmangshëm, ndërsa me pandeminë kovid-19, qeveritë e rajonit ishin nën presion për digjitalizimin e administratës, por edhe për mjete të reja në procesin arsimor.

“Jo të gjithë qytetarët janë të vetëdijshëm për përfitimet e transformimit digjital dhe kjo duhet të përmirësohet, pasi është nëdrejtim të përmirësimit të standardeve të jetësore. Jo të gjithë qytetarët dinë gjithashtu të përdorin shërbimet në online, kështu që u është më e sigurt që të presin nëpër sportele. Në kushte të pandemisë kovid-19, kjo do të thotë rrezik i shëndetit. Për atë arsye është e nevojshme të braktisim mënyrën tradicionale të marrjes së informacionit dhe ta transferojmë atë në online”, tha Jashari, i cili theksoi se njohuritë e organizatave të shoqërisë civile në nivelin lokal dhe qendror duhet të përdoren për të ndihmuar qytetarët të kenë qasje në informacion. në gjuhë dhe mënyrë të afërt me ta.

Jashari gjithashtu shtoi se përfitimet e përdorimit të teknologjisë janë të mëdha, nëse ajo përdoret drejt. Prandaj, procesi i edukimit është i rëndësishëm për qytetarët që të krijojnë besim, është e nevojshme t’u jepet përparësi e-shërbimeve dhe të vazhdohet me digjtalizimin.

Se sa e rëndësishme është marrja e informacionit dhe dokumenteve në mënyrë online, mund të shihet përmes shembullit të treguar nga përfaqësuesja nga Shqipëria, Romina Kostani, e cila deklaroi se, duke prezantuar shërbime online në atë vend, qytetarët kursyen 2 milion euro për të marrë dokumente të ndryshme të nevojshme, dhe koha u shkurtua për shumë vjet, përderisa të njëjtit qytetarë duhej të prisnin në sportele që të marrin ato dokumente të nevojshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button