RMV, padi kundër njëmbëdhjetë anëtarëve të një grupi për kontrabandim migrantësh

Prokurori publik kompetent për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nga Prokuroria Themelore Publike, pas procedurës hetimore, në Gjykatën Themelore Penale – Shkup paraqiti aktakuzë kundër 11 personave. Personat akuzohen se në periudhën nga dhjetori 2019 deri në tetor 2020, në disa raste, si organizatorë ose anëtarë të një grupi, kryen veprën penale Organizim të një grupi dhe nxitjen e kryerjes së trafikimit njerëzor, trafikimit të të miturve dhe kontrabandimit të migrantëve sipas nenit 418 – v dhe vepër penale- Kontrabandim i migrantëve sipas nenit 418-b paragrafi 2 i Kodit Penal, njofton Portalb.mk.

“Në periudhën e përmendur, me paramendim, i pandehuri M.S (49) dhe djali i tij S.S (23), së bashku me të pandehurin A.M. (47) dhe A.A. i cili është e pakapshëm për organet e zbatimit të ligjit, organizoi grup kryerjen e veprës penale – Kontrabandim të migrantëve. Të pandehurit B.J. (23), M.M (21), D.S (29), T.M (36), F.A (26) dhe D.G (50) të cilët pranuan dhe transportuan migrantë, si dhe T.K-C (53) dhe JK (23) të cilët kishin kontakte të shpeshta me të pandehurit M.S dhe S.S. në lidhje me kryerjen e veprës penale kontrabandim i migrantëve. Në të njëjtën kohë, suto-servisi në të cilin ishte i punësuar i pandehuri J.K. u përdor sevis të automjeteve të përdorura nga grupi i organizuar për kontrabandim migrantësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Grupi për komunikim të ndërsjellë, siç njofton prokuroria, përdorën aplikacione telefonike në numrat e telefonave nga operatorët mobil të Maqedonisë dhe Greqisë,  përmes të cilave ranë dakord për transferimin e personave – migrantë të paligjshëm nga territori i Republikës së Greqisë në territorin e Republikës së Maqedonisë. Veprimet i kryen përmes kalimeve të paligjshme të të ashtuquajturve “kufiri i gjelbër” në afërsi të Gjevgjelisë dhe Dojranit, ku migrantët i transportuan në lokacione të rajonit Kumanovë-Likovë për të cilat ishin dakorduar dhe identifikuar paraprakisht. Aty, migrantët e paligjshëm të organizuar nga i pandehuri A.M. u pranuan, strehuan dhe u vendosën përkohësisht në objektet e personave të paidentifikuar, bashkëpunëtorëve dhe ndihmësve të grupit të organizuar, ndërsa më pas u futën kontrabandë përmes territorit të Republikës së Serbisë në vendet e BE-së.​

“Për shkak të mënyrës dhe motivit për kryerjen e veprës, posaçërisht rrethanës që kjo vepër ka një element ndërkombëtar në kryerjen dhe lidhjen e autorëve nga disa shtete, prokuroria brenda aktakuzës paraqiti propozim të veçantë në Gjykatën Themelore Penale Shkup, duke propozuar zgjatjen e masës paraburgim, për të pandehurit M.S, S.S, M.M, D.S, D.Gj. dhe A.M. dhe masën e arrestit shtëpiak për T.K-C., J.K., T.M. dhe F.A. Për të akuzuarin B.J. u përcaktua masa e paraburgimit për veprën penale – kontrabandimi imigrantëve”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button