Është deaktivizuar reaktori i centralit bërthamor Kozloduy në Bullgari, shkak problemi i sigurisë

Është deaktivizuar përkohësisht për shkak të problemit të sigurisë reaktori i pestë prej 1000 megavatësh i centralit bërthamor Kozloduy që gjendet në bregun e lumit Danub në veri të Bullgarisë.

Deputeti dhe njëherësh anëtari i komisionit parlamentar për energjinë, Ramadan Atalay, në një deklaratë për Televizionin Kombëtar të Bullgarisë (BNT) njoftoi se sistemi automatik i sigurisë i centralit është aktivizuar në orën 01:17 me kohën lokale dhe se është mbyllur reaktori, transmeton AA.

Ai njoftoi se të gjitha sistemet janë shqyrtuar dhe se nuk ka ndodhur asnjë problem, duke shtuar se kontrolli i nevojshëm teknik është realizuar dhe se reaktori sërish do të aktivizohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button