Filipçe dhe Mariçiq të gatshëm për realizimin e Regjistrimit të popullsisë në pandemi

Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe ai i shëndetësisë, Venko Filipçe, janë shprehur të gatshëm për realizimin e Regjistrimit në muajin prill, pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot votoi me 62 vota “për” Ligjin që rregullon realizimin e këtij procesi, transmeton Portalb.mk.

“Ligji për regjistrim është miratuar, regjistrim në prill do të ketë. Pa e ditur një qytet, fshat, vendbanim sa banorë saktë ka, çka punojnë, çfarë shkollimi kanë, çfarë prone kanë, çka u nevojitet, nuk do të mund të krijojmë politika zhvillimore afatgjate”, deklaroi Mariçiq në konferencën e organizuar nga “Roma Integracion Centrum”.

Ai theksoi se vendi nuk mund të lejojë që vendin të mos ketë regjistrim, duke paralajmëruar që do të ketë edhe regjistrim të diasporës.

“Në Entin e statistikave po përgatitet fushatë e veçantë promovuese përmes së cilës këtyre njerëzve në detaje do t’’ju sqarohet si të marrin pjesë në process”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, duke sqaruar se Enti është i tashëm për të kryer regjistrimin.

Të gatshëm për të kryer regjistrimin në kohë pandemie janë shprehur edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje infektive jemi në gatishmëri të gjithë anëtarëve që do të jenë të kyçur në procesin e realizimit të regjistrimit”, deklaroi Filipçe, duke theksuar se procesi mund të realizohet sipas gjitha protokolleve shëndetësore.

Filipçe theksoi që edhe nga Organizata botërore e shëndetit (OBSH) kanë rekomanduar që most ë ndërpriten proceset, port ë realizohen në bazë të protokolleve shëndetësore.

Ndryshe, me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi votoi ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këtë ligj debati përfundoi javën e kaluar, por për shkak të mungesës së kuorumit, votimi ishte prolonguar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button