Tetovë, muri në banjën e qytetit tejet i rrezikshëm, Komuna e Tetovës: Do ta rregullojmë në mars, kujdes deri atëherë!

Në zemrën e rrugës së Banjës së Qytetit ndodhet një mur mbajtës, i rrezikshëm për jetën e njerëzve, kjo për shkak se ky i fundit është gati për t’u rrënuar, ndërsa autoritetet komunale ende nuk kanë ndërmarrë asgjë për rregullimin e këtij problemi. Nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk thanë se ky mur do të duhet të pret deri në mars, ndërsa apeluan deri te qytetarët të kenë kujdes kur kalojnë përreth tij, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse rruga e banjës mund të konsiderohet si rrugë e re, pasi që e njëjta është ndërtuar në vitin 2017, ajo megjithatë nuk është adekuate dhe plotësisht e sigurt për shkak se shpesh herë ka shembje të tokës përreth.

Për këtë, u ndërtua një mur mbajtës i cili sipas komunës, kishte për synim të zgjidh problemin e shembjeve anësore. Megjithatë, i njëjti tash e disa vite përbën rrezik potencial për të gjithë vizitores e kësaj banje, pasi që është gati për t’u rrënuar.

Kështu duket sot ky mur:

Muri mbajtës në Banjën e Qytetit.
Muri mbajtës në Banjën e Qytetit.
Muri mbajtës në Banjën e Qytetit.
Muri mbajtës në Banjën e Qytetit.

Nga Komuna e Tetovës për Portalb premtuan se gjatë muajit mars do të zgjidhin këtë problem, pasi që siç tha zëdhënësja e kësaj komune, veçse është nënshkruar marrëveshje me një kompani përkatëse për këtë.

“Problemi me këtë lokacion në Banjën e Qytetit kemi tentuar ta zgjidhim disa herë, duke pasur parasysh konfigurimin e terrenit, ky problem vazhdimisht rikthehet. Ekipet e Sektorit për Veprimtari Komunale ka intervenuar shumë herë deri tani kur ka pasur rrëshqitje anësore. Marrë parasysh se tash është sezoni i dimrit dhe kemi ndryshime kohore, punët për të zgjidhur përfundimisht këtë problem do ti fillojmë pas datës 15 mars, marrë parasysh se veçse është nënshkruar marrëveshje me firmën e cila do të kryejë punimet” thanë nga Komuna e Tetovës.

Deri atëherë, nga kjo komunë bëjnë thirrje që qytetarët të kenë kujdes të veçantë në momentin që kalojnë përreth atij muri.

“Deri atëherë, apelojmë deri te qytetarët të jenë në maksimum të kujdesshëm në këtë pjesë, deri në zgjidhjen e problemit” shtuan nga Komuna e Tetovës.

Kemi hy në vitin e 4 nga kur premtohen muret mbajtëse për shembjet anësore në Banjën e Qytetit

Në vitin 2018 nga Komuna e Tetovës, pikërisht për Portalb.mk premtuan se do të zgjidhin problemin me shembjet anësore në Banjën e Qytetit, edhe atë për atë vit, kjo ende nuk ka ndodhur.

Kështu ishte gjendja me shembjet anësore në Banjën e Qytetit 10 ditë më herët:

Banja e Qytetit, Tetovë.
Banja e Qytetit, Tetovë.

Përmes kreativitetit të aktivizimit qytetar, aktivistët ndër vite kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi

Aktivistja qytetare, Rita Behadini, përmes poezisë “Mazllumi i nanës” ka ironizuar me qëllim të ngritjes së vetëdijes te autoritetet komunale për rëndësinë e zgjidhjes së kësaj problematike, para se të jetë vonë, marrë parasysh se ky murr përbën rrezik real për qytetarët.

Ndërkaq, një aktivitet tjetër kanë realizuar disa aktivist të rinj të qytetit të Tetovës, një vit më herët, ata vendosën që me ilustrimin e dy personave, do të “tentonin” të mbajnë murin në mënyrë që të shmangin ndonjë katastrofë të madhe.

Banja e Qytetit, Tetovë.
Banja e Qytetit, Tetovë.

Ndryshe, aktivistët atëherë u shprehën se rruga e cila çon deri në Banjën e Tetovës në më tepër vende është e rrezikshme. Erozionet zgjatin përgjatë gjithë rrugës, kurse të dëmtuara janë edhe mbrojtëset anësore. Ata thonë se qytetarët të cilët e shfrytëzojnë këtë pjesë për rekreacion, thonë se rrënojat kanë filluar që nga momenti kur autoritetet kanë filluar rekonstruktimin e rrugës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button