Komuna e Bogovinës me kopsht fëmijësh, kapacitet për 87 fëmijë

Ministrja i Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot mori pjesë në hapjen e kopshtit të ri “Jeta” në vendbanimin Kamenjan, Komuna e Bogovinës, e cila ka kapacitet për kujdesin e 87 fëmijëve parashkollor, njofton Portalb.mk.

“Kopshti “Jeta” do të mund të kujdeset për 87 fëmijë, të organizuar në 5 grupe nga 0-6 vjeç. Për të tashmë është përgatitur staf profesional, i cili do të kujdeset që fëmijët të marrin arsim cilësor parashkollor. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ndau 16,000,000 denarë si grant për Komunën e Bogovinës, në kuadër të implementimit të Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale të implementuar nga Ministria me mbështetjen e Bankës Botërore për rikonstruimin dhe adaptimin e objektit ekzistues”, deklaroi Shahpanska.

Në këtë rast, bëhet fjalë për riparimin dhe përshtatjen e objektit ekzistuese, e cila në të kaluarën ishte shkollë fillore me shndërrimin e saj në një ndërtesë cilësore dhe efikase të energjisë për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve parashkollorë.

Kopshti për fëmijë në Bogovinë
Kopshti për fëmijë në Bogovinë

“Ky është kopshti i tetë që ne si Qeveri kemi hapur që nga fillimi i mandatit dhe përfshirjen e 752 fëmijëve të rinj në to. Në fund të mandatit të kësaj qeverie, është planifikuar ndërtimi dhe riparimi i objekteve të reja me kapacitet për 1900 fëmijë. Vazhdojmë të realizojmë parashikimet tona, ndërsa kjo përfshin 60% të fëmijëve në arsimin parashkollor”, tha Shahpanska.

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili i shprehu mirënjohje Ministrisë në fjalë për këtë investim, i cili është edhe kopshti i parë në komunë dhe është i një rëndësie të veçantë për banorët e Kamenjanës. Vetë emri “Jeta” theksoi kryetari i Komunës Xhemaili, do të thotë jetë dhe simbolizon fillimin e jetës së fëmijëve për sa i përket socializimit të tyre dhe hyrjes në procesin arsimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button