BPRM: Vaksinimi kundër kovid-19 solli optimizëm, por ende ekzistojnë rreziqe ekonomike

Kriza shëndetësore kishte efekte më të moderuara negative në aktivitetin ekonomik në tremujorin e fundit të vitit 2020 krahasuar me atë të mëparshëm dhe zhvillimet në ekonominë e brendshme janë më të favorshme, sipas treguesve më të fundit makroekonomikë të Bankës Popullore, njofton Portalb.mk.

“Shkalla e inflacionit në ekonominë e brendshme në vitin 2020 mbeti në një nivel të ulët dhe të qëndrueshëm prej 1.2 përqind, e cila është pothuajse tërësisht në përputhje me parashikimet tona. Rezervat devizore në vitin 2020 u rritën me rreth 100 milion euro më të larta se parashikimet tona, duke e mbajtuar në zonën e sigurt. Rritje e mëtutjeshme solide vjetore e depozitave të përgjithshme dhe kredive të përgjithshme në vitin 2020. Aktiviteti kreditor është brenda pritshmërive, përderisa depozitat pritet të tejkalojnë projeksionin”, thuhet në njoftimin mujor mbi treguesit më të fundit makroekonomikë.

Nga Banka Popullore thonë se me fillimin e vaksinimit për mbrojtje nga kovid-19, është rritur optimizmi i subjekteve ekonomike në lidhje me pritjet për rritje globale në periudhën afatmesme. Megjithatë, ekziston ende një pasiguri e lartë, si dhe rreziqet që lidhen me zhvillimin e pandemisë dhe kohëzgjatjen e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button