Turqia dënoi planin e ri të Izraelit për vendbanime kolone

Turqia dënoi planin e Izraelit për të ndërtuar mbi 2.500 njësi të reja banimi në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, shkruan AA, transmeton Portalb.mk.

“Ne e dënojmë fuqishëm hapin që Izraeli ndërmori drejt ndërtimit të një vendbanimi shtesë të paligjshëm me një total prej 2.572 banesash, 2.112 prej të cilave janë në Bregun Perëndimor dhe 460 në Kudsin Lindor”, tha Ministria e Jashtme e Turqisë në një deklaratë.

Në deklaratë thuhet se Izraeli, me veprime të tilla, synon të parandalojë krijimin e një Shteti Palestinez me integritet gjeografik dhe të ndryshojë statusin e Kudsit.

Rritja e numrit të veprimeve të tilla përpara çdo zgjedhjeje pasqyron një mentalitet të oportunizmit, tha ministria, duke shtuar se këto veprime bllokojnë mjetet e vendosjes së paqes në rajon.

Ministria turke i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime për të siguruar të drejtat e popullit palestinez dhe për të mbrojtur territoret palestineze përballë mentalitetit pushtues të administratës izraelite.

Të martën, Izraeli publikoi tenderin për ndërtimin e 2.572 shtëpive të reja kolone në Bregun Perëndimor, përfshirë 460 njësive të banimit në Kudsin Lindor.

Ky hap vjen pasi që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, më 11 janar miratoi ndërtimin e 800 njësive të banimit për kolonët në territoret e pushtuara.

Ndërtimi i vendbanimeve të paligjshme u katërfishua gjatë mandatit të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili sot u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Bregu Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, cilësohen si “territore të pushtuara” sipas ligjit ndërkombëtar, i cili bën që vendbanimet e kolonëve hebrenj të jenë të paligjshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button