UNESKO: Autoritetet në RMV për tre vite ta zgjidhin problemin me deponitë e egra në rajonin jugperëndimor

Në draft-raportin e fundit të UNESKO-s për gjendjen me trashëgiminë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit thuhet që brenda një periudhë kohore prej tre viteve, shteti, Rajoni jugperëndimor i planit dhe komunat duhet t’i mbyllin deponitë e ilegale sikur Bukova dhe Maucker në Ohër, deponitë në Strugë, por edhe më të voglat, plehërishtat e shumta në këtë rajon, ndërsa hapësirën ta pastrojnë dhe fisnikërojnë në mënyrë përkatëse, njofton Portalb.mk.

Sipas raportit paraprak, deponia e Ohrit në Bukovë duhet të mbyllet deri në fund të vitit 2020 dhe më tepër në atë lokacion të mos hidhen hedhurina, mirëpo në raportin e fundit, për këtë rekomandim thuhet që duhet të realizohet brenda tre vitesh.

Pasi ideja për ndërtim të deponisë rajonale në Komunën Debërcë dështoi, këtë vit rajoni i planit jugperëndimor duhet të gjejë zgjidhje për ndërtim të deponisë rajonale. Kur bëhet fjalë për deponi për mbetje inerte në hyrjen e Ohrit, në Maucker, para më pak se një viti, drejtori i NP “Ohridski komunalec” tha që Maucker për momentin është zgjidhja e vetme për qytetarët që i hedhin hedhurinat ndërtimore, ndërsa ato deponohen në Maucker sipas parimit të deponisë Bukovë me rrafshim.

Deponitë më të vogla dhe të shumta të egra në rajonin e grykëderdhjes së Ohrit, në suazat e mundësive të tyre t’i pastrojnë ndërmarrjet publike komunale dhe eko entuziastët.

Draft-raporti i fundit i UNESKO-s paraqet rezultat të llojit të vet të misionit të monitorimit reaktiv nga shkurti 2020 dhe është përmbledhje e vërejtjeve nga të gjitha misionet e monitorimit që janë realizuar në këtë rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button