Stafi nga Italia duhet të vijë në Kodrën e Diellit ta lëshojë në funksion teleferikun gjashtëulës, i cili s’do të punojë edhe këtë muaj

Në dhjetor premtoi se do të lëshohet në funksion gjatë janarit, tash që janari po përfundon, drejtori i Kodrës së Diellit, Zhivko Aleksovski për Portalb.mk sërish premtoi se teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit do të lëshohet në funksion në fillim të muajit shkurt. Ende nuk dihen arsyet reale për zvarritjen e kësaj procedure, por sipas drejtorit aktualisht e presin stafin nga Italia që të vijnë ta vënë në funksion, shkruan Portalb.mk.

Zivko Aleksovski, drejtor i Kodrës së Diellit.
Zivko Aleksovski, drejtor i Kodrës së Diellit.

Meqenëse vetëm 11 ditë kanë ngelur nga përfundimi i muajit janar, drejtori i Kodrës së Diellit, Zhivko Aleksovski sërish premtoi se megjithatë teleferiku me gjashtëulëse do të funksionoje gjatë këtij sezoni, edhe atë në fillim të muajit shkurt.

“Procedura për lëshimin në funksion të teleferikut me gjashtëulëse po rrjedh, të gjitha përgatitjet nga ana jonë janë nga fundi, aktualisht jemi duke pritur stafin nga Italia të vijnë që të lëshojnë në funksion, kjo do të ndodhe në fillim të muajit shkurt” tha drejtori i Kodrës së Diellit, Zhivko Aleksovski.

I njëjti person, të njëjtin premtim e dha dy herë dhe nuk rezultoi ashtu

Fillimisht, dy ditë para fillimit të sezonit turistik në Kodrën e Diellit, drejtori Zhviko Aleksovski për Portalb sa tha se është 99% i sigurt se me hapjen e sezonit, do të filloje me funksionim edhe gjashtëulësja, kjo nuk ndodhi.

“Po, 99% do të funksionoje edhe teleferiku me gjashtëulëse në Kodrën e Diellit” tha Aleksovski, dy ditë para fillimit të sezonit turistik në Kodrën e Diellit.

Duke marrë parasysh se kjo nuk ndodhi, Aleksovski u arsyetua me “probleme teknike” dhe premtoi lëshimin e gjashtëulëses në funksion gjatë muajit janar, as kjo nuk ndodhi.

“Momentalisht teleferiku me gjashtëulëse nuk është në funksion, mendoj se pas Vitit të Ri dhe gjatë muajit janar duhet të lëshohet në funksion i njëjti” tha Aleksovski me datë 25 dhjetor.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se do të kërkoje llogari për këtë, sot nuk përgjigjet

Me 4 janar në një konferencë për shtyp, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se do të kërkoje llogari nga kompetentët për mosvënien në kohë në funksion të teleferikut me gjashtëulëse.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

“Me siguri që do të kërkojmë llogari, tash për momentin jemi duke biseduar edhe në kuadër të këshillit ekonomik të Qeverisë për rritjen e kapaciteteve të Elem Turs me qëllimin e vetëm që në mënyrë më profesionale dhe më të mirë të menaxhohen qendrat turistike, përfshirë këtu Kodrën e Diellit. Për shkak se Elem Turs menaxhon me një sërë qendrash turistike në vend por ka në pronësi edhe objekte hotelerike të cilat thuajse janë të rrënuara krejtësisht” tha Bekteshi më 4 janar.

Sot që flasim, nga kjo ministri nuk përgjigjen në pyetjet gazetareske ndërsa teleferiku me gjashtëulëse në Kodrën e Diellit – nuk funksionon.

Teleferiku jofunksional ju ka kushtuar qytetarëve 581 milionë denarë, apo 9.5 milionë euro

Kontrata e parë për ndërtimin e teleferikut është nënshkruar me 10 mars 2014.  Në ceremoninë për vendosjen në funksion të këtij tekeferiku morrën pjesë kryeministri teknik, deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), zëvëndës kryeministri Duraku, ministri i ekonomisë, Bekteshi, drejtori i ESM dhe shumë persona tjerë përgjegjës për zvarritjen e kësaj procedure.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button