U prezantuan video-incizimet për rastin në Gjorçe Petrov, askund nuk shihet Naser Eshtrefi me thikë

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot është mbajtur seancë gjyqësore për rastin e vrasjes së maturantin Angjel Petkovski, në të cilin i akuzuar është Naser Eshtrefi. Në gjykatë sot u prezantuan 4 video-materiale të cilat janë marrë nga Spitali Evropian i Syve, të cilat janë provat e vetme video-materiale për rastin në fjalë, raporton Portalb.mk.

Gjykatëse e lëndës: Diana Gruevska – Ilievska
Prokuror: Darko Jakimovski
Avokat mbrojtës: Ivanka Stojkovska

Për shkak të përmbajtjeve sensitive, babai dhe nëna e Angelit në fillim të seancës u larguan nga salla.

Rasti ka ndodhur më 19 maj të vitit 2014-të. Sipas dëshmive të cilat janë në kundërshtim mes mbrojtjes dhe prokurorisë, Naseri atë ditë “e ka vjedhur/ka dashur ta vjedh, por nuk e ka vjedhur” një biçikletë nga një shtëpi në Gjorçe Petrov. Pasi që është hetuar nga pronari i shtëpisë Sasho Petkovski, Naseri është larguar nga vendi i ngjarjes. Pronari bashkë me djalin e tij i vihen pas Naserit që ta kapin dhe shkojnë e presin para Spitalit të Syve, afër urës së Sarajit, pasi që kanë pretenduar se andej do të kalojë personi në fjalë andej. Ashtu siç kishin pritur ata, aty kalon Naseri dhe ndodh një përleshje mes tyre në të cilën, sipas dëshmisë së Naserit ai rrihet nga Petkovski dhe Angeli, ndërkaq duke u mbrojtur e ther me thikë Angelin.

Videot që janë prezantuar sot, janë prej kamerave të sigurisë së Spitalit Evropian të Syve dhe paraqesin momente të caktuara, prej kur para Spitalit, ka arritur Petkovski me djalin e tij Angelin dhe më pas edhe Naseri, deri në rastin e përleshjes mes tyre dhe vdekjen e Angelit.

Në dy prej katër video, kishte prerje të disa sekondave, por prokurori, avokatja, po ashtu edhe gjykatësja u pajtuan se ajo është për shkak se vetë sistemi i incizimit e ka kërcyer videon në raste kur në kuadër nuk ka ndonjë lëvizje apo objekt në lëvizje për të mos e ngarkuar hardiskun.

“Të jemi të qartë, mos të del se dikush ka prerë, ngjitur e montuar video. Që të mos ngarkohet hardisku, vetë sistemi i video-incizimit e kërcen videon në raste kur nuk ka lëvizje të njerëzve dhe kur paraqiten lëvizje, kamera automatikisht incizon. Kjo nuk është vetëm në këtë rast, por edhe në raste tjera”, tha prokurori Darko Jakimovski.

“Pajtohemi, kjo është e pakontestueshme”, tha avokatja e Naserit, Ivanka Stojkovska.

Pjesëmarrësit shfaqen në disa kuadro, por nuk shihet rasti i aktit të therjes dhe nëse aty ka pasur ndonjë përleshje paraprake, kjo për shkak se video-kamera e Spitalit e ka incizuar vetëm pjesën e saj private dhe jo edhe atë publike (ku ka ndodhur rasti).

“Rasti ka ndodhur në argjinaturën afër Spitalit që është pronë publike dhe në pajtueshmëri me Ligjin për të Mbrojturat Personale, Spitali i Syve nuk guxon të incizojë në vend publik, por vetëm në vend privat”, tha prokurori Jakimovski.

Videot janë me cilësi të dobët dhe nuk mund të shihet qartë nëse pjesëmarrësit mbajnë thikë, apo ndonjë mjet në duar. Sistemi kompjuterik i gjykatës, nuk kishte mundësi teknike që videot t’i afronte që të shihej me saktësi çdo veprim apo rrethanë në videot. Për këtë, prokurori tha se do të konsultohet me MPB-në nëse munden ata që të sigurojnë afrim të videove dhe nëpërmjet fotografimit të pjesëve të videove të tregohen aktivitetet me rëndësi.

Vrasja Gjorçe
Argjinatura ku ka ndodhur vrasja në Gjorçe Petrov

Në video shihen fillimisht Angeli dhe babai i tij të cilët dalin nga vetura, duke e pritur Naserin. Babai i Angelit shkon i pari te argjinatura, afër spitalit, ndërkaq më pas në po të njëjtin vend shkon dhe Angeli dhe mbrapa tij Naseri.

Në video nuk shihet, megjithatë sipas provave aty fillon përleshja mes tyre e cila ka zgjatur 25 sekonda. Pasi është therë Angeli, në një video tjetër shihet Naseri duke rrëshqitur prej argjinaturës dhe duke ikur prej vendit të ngjarjes. Më pas, u prezantua edhe videoja, para Spitalit të Syve, kur Sasho Petkovski e sjellë Angelin për të kërkuar ndihmë. Si pasojë e gjakderdhjes dhe dëmtimit të disa organeve, në shkallët e Spitalit të Syve ndërron jetë Angeli.

Afrohen disa qytetarë për të ndihmuar, por menjëherë arrin edhe Policia për ta siguruar vendin e ngjarjes.

Në video shihet edhe një automjet tip “Mercedes”, i cili largohet nga vendi i ngjarjes, duke mos i ofruar ndihmë të lënduarit.

Prokurori për këtë tha se janë interesuar ta shohin se kush ka qenë për të mësuar nëse ka njohuri për ngjarjen, ose dhe për t’u përgjigjur penalisht për atë se pse nuk ka dhënë ndihmë, megjithatë për shkak cilësisë së dobët të videos nuk ka qenë e mundur që të shihen targat e automjetit apo personi në fjalë.

Sot është ishte e katërt me radhë që nga fillimi i rigjykimit. Seanca e radhës gjyqësore u caktua për më 27 janar, në të cilën pritet të deklarohet dëshmitari Dobre Martinovski, ndërkaq me propozim të mbrojtjes do të dëshmojnë edhe dy ekspertë, njëri psikiatër, ndërkaq tjetri psikolog, të cilët do të njoftojnë për gjetjet e tyre gjatë kontrollit të Eshtrefit.

Prokuroria vazhdon ta akuzojë Naserin sipas të njëjtave pretendime, gjegjësisht sipas të cilit dhe u dënua me 14 vjet burg për vrasje me paramendim, ndërkaq mbrojtja thotë se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshmeNaseri tha se nuk ndjehet fajtor.

Asokohe, vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilët e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptarë.  Dëmet nga vandalizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.

  1. 21.12.2020, seanca gjyqësore 4: “Naser Eshtrefi ka ndjerë rrezik dhe frikë”: Angeli më kapi për fyti dhe me babain e tij filluan të më rrahin
  2. 15.12.2020, seanca gjyqësore 3: Ekspertët e Mjekësisë ligjore për rastin “Naser Eshtrefi”: Nuk mund ta imë se kush ka sulmuar i pari
  3. 09.12.2020, seanca e gjyqësore 2: Rigjykimi i Naser Eshtrefit, babai i Angelit dhe mbrojtja me version të ndryshëm për ngjarjen
  4. 04.12.2020, seanca gjyqësore 1: Rigjykimi i Naser Eshtrefit, mbrojtja thotë se vepra është kryer në mbrojtje dhe afekt, pa paramendim
  5. 19.11.2020: Mbrojtja kërkon lirimin e Naser Eshtrefit nga paraburgimi
  6. 05.11.2020: EKSKLUZIVE: Pas 5 viteve zvarritje, Gjykata Supreme ka miratuar vendim që lënda e Naser Eshtrefit të rigjykohet
  7. 24.09.2020: Pabarazia e Gjykatës Supreme: Qytetari pret me vite, biznesmenët e funksionarët “kryejnë punë”
  8. 22.09.2020: Antikorrupsioni ka marrë vendim se nuk është kompetente për ankesën e familjarëve të Naser Eshtrefit
  9. 18.06.2020: Arsllani hapave të Vangellovskit, 9 muaj në krye të Supremes, nuk vendos për rastin “Naser Eshtrefi”
  10. 26.02.2020: Efikasiteti gjyqësor: Lënda e Naser Eshtrefit, 4 vite ka shëtitur në sirtarët dhe duart e gjykatësve të Supremes
  11. 18.02.2020: Agjencia për Qasje të Lirë: Supremja e ka shkelur ligjin, pasi nuk i ka dhënë informatat për Naser Eshtrefin
  12. 25.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, ish kryetari i Gjykatës Pançevski: Prokuroria e Zaevit do të lirojë vrasës e terroristë
  13. 23.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, familjarët kërkojnë që Antikorrupsioni ta hetojë ish kryetarin e Penales, Vlladimir Pançevski
  14. 19.04.2019: Gjykata Supreme nuk e përfill rastin e Naser Eshtrefit (DOKUMENT)
  15. 11.12.2018: Avokati Georgiev: Supremja nuk e shqyrton rastin e Naser Eshtrefit se kemi argumente që lënda të kthehet në rigjykim
  16. 24.09.2018: Gjykatësi që ka marrë urdhra politike, 3 vjet e gjysmë e mban peng ankesën e Naser Eshtrefit
  17. 06.07.2018: Gjykata Supreme edhe pas tre viteve nuk ka kohë ta shqyrtojë rastin e Naser Eshtrefit
  18. 08.04.2018: Familja Eshtrefi nga Shkupi kërkon lirimin e Naser Eshtrefit, i dënuar me 14 vite burg për vetëmbrojtje!
  19. 16.05.2017: Vangellovski shpejtë intervenoi për Koçanin, por nuk ka përgjigje për “Monstrën” dhe “Naser Eshtrefin”
  20. 05.08.2016: Prokuroria Speciale mund ta merr në duar rastin e Eshtrefit, i dënuar për vrasjen në Gjorçe të Shkupit
  21. 04.08.2016: Dosje: Si u realizua gjykimi skandaloz për Naser Eshtrefin, vrasja në Gjorçe të Shkupit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button