RMV, prej sot objektet hotelerike do të punojnë deri në orën 21:00

Prej sot, kafenetë, restorantet dhe të gjitha objektet tjera të hotelerisë do të punojnë deri në ora 21:00, kështu vendosi Qeveria e RMV-së dy ditë më parë. Filipçe tha se se nuk përjashtohet mundësia që nga java e ardhshme, të zgjatet orari i punës edhe më shumë, shkruan Portalb.mk.

Këtë e konfirmoi vetë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në profilin e tij në “Fejsbuk”, ku mes të tjerash potencoi se mundësia për lehtësim të shtuar të masave, qëndron e hapur.

“Sot në seancë të Qeverisë, është miratuar propozimi që nga data 21 janar, orari i punës i objekteve të hotelerisë të jetë deri në ora 21:00. Javën e ardhshme do të analizojmë situatën epidemiologjike në vend, është e mundur të ketë lehtësim të shtuar të masave, gjegjësisht, objektet hotelierike të punojnë deri në ora 23:00” shkroi Filipçe “Fejsbuk”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button