Studentja Anisa Bexheti për Tetovën: Më tepër të investohet në vende kulturore, edukative dhe arsimore

Studentja Anisa Bexheti i dha sugjerimet e saja në temën “Çfarë dua dhe çfarë nuk dua në Tetovë”. Përmes një videoje në Portalb ajo theksoi se në Tetovë mungojnë qendra të posaçme për të rinjtë e talentuar ku ato do të mund të shfaqin talentet e tyre, mungojnë parqet që do të shfrytëzoheshin nga njerëzit në kohën e lirë dhe koshat e mbeturinave për një qytet dhe ambient më të pastër. Ajo që i pengon në këtë qytet janë investimet e shumta në vendet ku të rinjtë, mund të devijojnë shumë lehtë.

Studentja Anisa Bexheti në videon e saj tha se në Tetovë mungojnë vendet për të rinjtë e talentuar, parqet ku njerëzit do të kalojnë kohën e lirë dhe koshat për mbeturina për një ambient të pastër.

“Ajo çfarë unë do të doja të ishte në Tetovë është një vend i posaçëm për të rinjtë e talentuar ku ato do të mund të shfaqin talentin e tyre dhe t’ju vlerësohet ai gjithashtu ndërsa do doja të kishte dhe më tepër parqe ku do të shfrytëzojnë njerëzit kohën e lirë të tyre aty, do të doja të kishte dhe më tepër kosha të mbeturinave nëpër qytet të shpërndara ku njerëzit do të mund ti hedhin mbeturinat dhe jo në rrugë dhe kështu të ndotet ambienti”, theksoi Anisa Bexheti për Portalb.

Nga ana tjetër ajo shtoi se nuk i pëlqen në Tetovë fakti se investohet më shumë në vende ku të rinjtë mund të devijojnë shumë shpejt.

“Ajo që mua nuk më pëlqen në Tetovë është që investohet në shumë vende ku të rinjtë mund të devijojnë shumë lehtë dhe të rinjtë janë e ardhmja e një populli kështu që më tepër të investohet në vendet kulturore, arsimore dhe edukative”- shtoi ajo.

Ndërkaq, më poshtë ju mund të shini edhe sugjerimet e studentëve të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button