MPPS: Nuk përjashtohet mundësia që gratë të dalin në pension edhe me 62 vjet dhe 15 vite stazh
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sonte përmes një kumtese shpjegoi se pensionimi do të jetë i detyrueshëm edhe për burrat dhe për gratë më moshën 64 vjeçe dhe 15 vite stazh pune, por nuk përjashtohet mundësia që gratë të dalin në pension edhe në moshën 62 vjeçe në qoftë se kështu vendosin, njofton Portalb.
“Lidhur me dilemat në opinion për pensionimin e detyrueshëm në moshën 64 vjeçe dhe 15 vite stazh, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se në pajtueshmëri të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pensionim të burrave dhe grave lidhur me moshën është barazuar dhe ata pensionohen në moshën 64-vjeçare. Por, Ligji për pensionim pensional dhe invalidor, në nenin 18, u lë jundësi grave të dalin në pension edhe me 62 vjeç, në qoftë se ato kështu vendosin. Ndryshimet e propozuara të Ligjit për marrëdhënie pune u dedikohen vetëm heqjes së mundësisë për vazhdim të viteve të punës deri në 67 vjeç, por nuk parashikojnë ndryshime lidhur me heqjen e mundësisë që gratë të pensionohen me 62 vjeç, por vetëm në qoftë se ato vetë kështu vendosin, thuhet në kumtesë.
- LEXO: Shahpaska: Pensioni për janarin më e lartë për 185 denarë
- LEXO: RMV, U dorëzuan ndryshimet ligjore në Kuvend për pensionimin
- LEXO: ANALIZË: Numri i pensionistëve do të rritet – për pensione më shumë se 1 miliardë euro! (Infografik)
- LEXO: RMV, ministritë po shqyrtojnë se për cilët sektorë do të vlejë e diela si ditë jopune(VIDEO)
- LEXO: RMV, e diela do të jetë ditë jopune, ministrja Shahpaska kërkon zgjidhje ligjore për këtë
- LEXO: Zaev: Qeveria e pranoi iniciativën që dita e diel të shpallet ditë jopune
- LEXO: RMV, Ndryshimet ligjore për pensionim marrin dritë të gjelbër në Komisionin e Kuvendit
- LEXO: RMV, gratë do të vazhdojnë të dalin në pension në moshën 62 vjeçare
- LEXO: RMV, Nga janari pensionim i detyrueshëm i personave mbi 64 vjet, përjashtim vetëm disa drejtime
- LEXO: Zaev: Rrogë minimale 20 mijë denarë, mesatare 34 mijë denarë dhe pension për personat mbi 65 vjet
- LEXO: RMV, reforma të thella në administratë, rregulla të reja të pensionimit