fbpx

Shahpaska: Pensioni për janarin më e lartë për 185 denarë

Me pensionin e janarit, pensionistët do ta marrin harmonizimin, që do të thotë rritje të pensionit minimal për 134 denarë, ndërsa të atij mesatar për 185 denarë në muaj. Në nivel vjetor kjo do të thotë shumë rreth 2.200 denarë. Një harmonizim i këtillëme shpenzimet për jetesë pensionistët do të marrin dy herë në vit dhe në mënyrë plotësuese me rritje të bruto prodhimit vendor, si mekanizëm i tretë, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në pjesëmarrjen në emsionin 24 Analizë, njofton Portalb.

Lidhur me rritjen lineare të pensioneve, si në kohën e VMRO-DMNE-së, Shahpaska theksoi se, me harmonizimin ligjor, pensionistët do të fitojnë më shumë, sepse kjo rrjedhë gjatë gjithë vitit, e jo si ajo linearja një herë në fund të vitit.

A”Në procedurë kuvendore janë katër ligje: për marrëdhënie të punës, për administratë publike, për mbrojtje shëndetësore dhe për të punësuarit në arsimin sipëror. Të gjithë këto ligje janë pjesë e pakos së ligjeve të cilët parashikojnë pensionim në moshën 64 vjeçe dhe 15 vite stazh pune,. të propozuara nga deputetët. Konkretisht për Ligjin për marrëdhënie pune janë dorëzuar 480 amendamente, ndërsa numri më i madh i tyre u përkasin asaj se kur të fillohet me implementim të zgjidhjes ligjore”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, duke potencuar se ekzistojnë mekanizma, në pajtueshnëri të procedurës kuvendore, që procesi të zhbllokohet.

Ajo tha se me këtë zgjidhje ligjore lirohen vende pune të cilat më së shpeshti janë nga sektori publik dhe hapet mundësi që të reformohet administrata, kështuqë do të hyjnë kuadro të rinj të cilët i kanë aftësitë e nevojshme për proceset bashkëkohore.

Lidhur me çështjen për blerje të stazhit, ministrja Shahpaska theksoi se ajo është pjesë e programit qeveritar dhe mbetet të realizohet deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie.

Për zgjidhjen ligjore që dita e diel të jetë ditë jopune, Shahpaska tha se është përgatitur draft-versioni i cili është shqyrtuar edhe në seancë të Këshillit socio-ekonomik dhe me shkresë është dërguar deri te të gjithë palët e interesuara.

“Esenca është që të mundësohet që punonjësit ta shfrytëzojnë të drejtën e pushimit gjatë ditës së diel, të jenë me familjet e tyre, por duhet të parashikohen edhe përjashtime, të cilët do të thonë funksionim të papengueshëm të shoqërisë. Gjat[ë analizave dhe krahasimeve me vendet e tjera evropiane, konkluduam se duhet të merret parasysh se për cilin vend bëhet fjalë dhe potencialin e saj ekonomik”, theksoi Shahpaska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button