RMV, deri tani janë siguruar 802 njësi të plazmës konvalescente, ndërsa janë trajtuar 661 pacientë

Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit informon se gjithsej 802 njësi të plazmës konvalescente janë siguruar për trajtimin e pacientëve të infektuar me Kovid-19, nga gjithsej 729 dhurues, njofton Portalb.mk.

Deri më tani, 661 pacientë janë trajtuar me plazmë gjaku. Me këtë akt më të lartë të humanitetit, qytetarët që janë shëruar kanë mundësinë të ndihmojnë ata që po luftojnë aktualisht me koronavirusin.

“T’ju ndihmojmë personave, të cilët  luftojnë me koronavirusin, të dhuruar plazmë konvalescente gjaku, iu bëjnë thirrje nga Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit të gjithë pacientëve të shëruar që e kanë kaluar Kovid-19. Përmes plazmës së dhuruar konvalescente, antitrupat e pacientëve të shëruar përdoren për të kontrolluar sëmundjen në një person tjetër me Kovid-19″, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Dhuruesi i plazmës konvalescente duhet të ketë dokumentuar prova laboratorike se ai ose ajo ka qenë i sëmurë me Kovid-19 dhe të jetë së paku 21 ditë pa simptoma, pas së cilës kryhet një test shtesë për të konfirmuar praninë e virusit.

Nga Ministria e Shëndetësisë kujtojnë se Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit është i disponueshëm në çdo kohë dhe të gjithë pacientët e shëruar që plotësojnë kërkesat për të dhuruar plazmë, mund të bëjnë thirrje për informacione të hollësishme dhe për caktimin e terminit në Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit, me këtë rast siç shprehen nga MSh, të tregojnë humanizmin e tyre dhe të ndihmojnë në trajtimin e pacientëve të tjerë. me Kovid-19.

Formularin për dhurimin e Kovid-19 plazmës konvalescente mund ta gjeni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button