fbpx

Tetovë, pesë autobusët arritën sot ndërsa do të duhet 13 vite për t’i paguar (VIDEO)

Sot në Tetovë kanë arritur pesë autobusë të cilët do të shfrytëzohen për transport publik, në ceremoninë e pranimit të tyre ishte kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi. Ende nuk dihen detaje se kur edhe si do të funksionojnë këta autobusë, gjithçka do të merret vesh pas 28 janarit, kur edhe do të mbahet seanca e këshillit komunal. Ndërkaq, Besimi tha se bëhet fjalë për projekt të kategorisë 13 vjeçare, me normë interesi prej 3%, shkruan Portalb.mk.

Kryetarja Arifi fjalimin e filloi me të njëjtat fjalë të cilat i ka thënë në videon promovuese gjatë fushatës për zgjedhje lokale të vitit 2013, ajo potencoi se ndjehet krenare se pikërisht Tetova ka arritur të siguroje këto pesë autobusë.

Teuta Arifi, transporti publik.
Teuta Arifi, transporti publik.

“Dëshiroj që të filloj fjalën time me një fjali shumë të thjeshtë, Tetova me transport të organizuar dhe urban, sot qëndrojmë bashkë para jush, për të dëshmuar me krenari se Tetova po bëhet me transport të organizuar urban. Qyteti të cilin e duam, për të cilin punojmë me shumë përkushtim, sot po përjeton të mirat e një organizimi të mirëfilltë institucional, ku qytetari ka të drejtën dhe mundësinë për të zgjedhur destinacionin, rrugën dhe adresën finale, me komoditetin e një transporti ku ai nis vetë dhe arrin për tu bërë bashkë me familjarët, shokët dhe të afërmit e tij” deklaroi Teuta Arifi.

Ajo i bëri thirrje qytetarëve që në mënyrë absolute të kujdesen për këtë, siç tha ajo, pasuri të vlefshme dhe të përbashkët në mënyrë që të njëjtit ti kemi në dispozicion vazhdimisht.

“Dëshiroj ti uroj qytetarët, dhe në të njëjtën kohë të kërkoj nga të gjithë ne, të sillemi me kujdesin e duhur ndaj kësaj pasurie të përbashkët, që është me vlerë dhe të cilën do ta gëzojmë aq gjatë sa do të dijmë ta mbrojmë dhe ta ruajmë dhe ta përdorim së bashku” tha kryetarja Arifi.

Si do të jetë funksionimi i këtyre autobusëve?

Për këtë, kryetarja Arifi nuk deshi të japë detaje deri në momentin që strategjia e funksionimit të cilën e ka përgatitur Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” të votohet në seancën e këshillit komunal, e cila është e paraparë të mbahet me datë 28 janar.

“Ne ju kemi informuar rregullisht që jemi duke punuar paralelisht edhe me realizimin e NP “Tetova Transport” ata kanë përgatitur propozimet e tyre deri te këshilli komunal i qytetit të Tetovës dhe në bazë të vendimeve të këshillit komunal do të caktohet pagesa dhe në të njëjtën kohë edhe sistemi i lëvizjes, kryesisht është fjala për pjesët e qytetit të cilat do të mbulohen” tha Arifi.

Ndërkaq, kryetarja gjithashtu në dëshiroi të jep më shumë informacion për atë se kur do të funksionalizohen këta autobusë, gjegjësisht nga kur do fillojnë të lëvizin në qytet, ajo tha se është e rëndësishme fakti se autobusët tash i kemi.

“Duke pasur parasysh faktin që ne jemi munduar që të harmonizojmë pjesët administrative me pjesët praktike, tendenca jonë është që ata të jenë në funksion shpejt. Mirëpo gjithmonë duke pasur parasysh faktin që jemi akoma në një periudhe shumë të ndjeshme edhe të epidemisë, kështu që mendoj se së shpejti ata do të jenë në funksion. Me rëndësi është që ata janë para nesh” shtoi Arifi.

Theksojmë se këta autobusë do të mbulojnë vetëm territorin e Komunës së Tetovës, nuk do të përfshijnë edhe pjesët rurale të qytetit apo fshatrat përreth.

Mandati i kryetares Arifi përfundon edhe 8 muaj, autobusët do të paguhen për 13 vite

Krediti prej 1.2 milion eurove të cilën e ka marrë Komuna e Tetovës do të filloje të paguhet pas tre vitesh, me normë interesi prej 3%, këtë e konfirmoi ministri i Financave, Fatmir Besimi. Sipas kësaj, kryetari i ardhshëm i Komunës së Tetovës përveç pagesës së autobusëve, do të duhet të përballet edhe me borxhin prej 9,4 milion eurosh.

Fatmir Besimi.
Fatmir Besimi.

“Bëhet fjalë për tre ruta të cilat do të përfshinë të gjithë pjesët e qytetit dhe do të mund të shfrytëzohen nga qytetarët tanë. Kjo është realizuar në bashkëpunim me Bankën Botërore për përmirësimin e shërbimeve komunale, që pastaj komunat aplikojnë dhe marrin kredi për realizimin e të së njëjtës. Bëhet fjalë për një kategori 13 vjeçare me një normë të interesit për 3%. Në rastin konkret, komuna ka aplikuar dhe i është dakorduar një vlerë prej 1.2 milion euro, mirëpo gjatë prokurimit, për shkak të transparencës këtu komuna ka kursyer dhe janë realizuar vetëm 720 mijë euro dhe pjesa tjetër deri 1.2 milion euro ngelet në dispozicion për komunën e Tetovës, për projekte tjera që do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve” tha Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Kështu duken këta autobusë:

Autobusët e Tetovës.
Autobusët e Tetovës.
Autobusët e Tetovës.
Autobusët e Tetovës.
Autobusët e Tetovës.
Autobusët e Tetovës.

Nënstacionet  e busave janë vendosur 

Disa stacione pritëse janë vendosur në pjesët më të frekuentuara të qytetit, duke filluar nga hyrja e qytetit, qendra (gjykata themelore) e deri te rruga e universiteteve.

Ndryshe, premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“,  ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button