Është përmbytur një anije mallrash me flamur rus në Detin e Zi

Guvernatori i qyteti Bartin në Turqi, Sinan Güner njoftoi se në brigjet e rajonit Inkumu në Detin e Zi është përmbytur një anije e mallrave e emërtuar “Arvin” me flamur të Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA, guvernatori Güner vuri theksin se kushtet e motit në Detin e Zi janë shumë të këqija.

“Në brigjet Inkumu është përmbytur një anije mallrash me flamur rus” tha Güner i cili shtoi se “Do të fillojmë aktivitetet e shpëtimit për pjesëtarët e ekuipazhit për të cilët mendohet se janë 15 persona që kanë mbetur të bllokuar në tre varka shpëtimi. Gjithashtu kemi kërkuar ndihmë edhe nga anijet civile”.

“Deri më tani nuk ka ndonjë lajm për të vdekur ose që mund të jetë përmbytur ndonjëra prej varkave të shpëtimit. Kushtet e motit janë shumë të këqija. Ekipet e shpëtimit kanë vështirësi që të dalin, por do t’i dërgojmë edhe sikur të jetë një anije e madhe edhe sikur të jetë një anije private”, tha Güner.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button