fbpx

KORRESPODENCAT

Lindita Kadriu
Lindita Kadriu

B posa ma lexoi statusin tënd. Dhe shtoi Lindi, kur ky emër m’u duk i njohshëm, a është Latifi i Shenjës? E pra filozof, anise orë e vonshme (nënë e bir s’flejmë natën) nuk pres mëngjesin pa të uruar vetëm Shëndet në Vitin e ri. Edhe një korrespodencë kisha me Xhumen shkrimtaren, ku të përmendëm ty. Unë jam duke kërkuar punë se m’ka marr malli me shku’ në punë. Absurde: Ku e kishim fjalën në Shenja kishte shikueshmëri më të lartë se seriali turk, ashtu si Një kafe me artistin në MTV para dhjetra vitesh kur isha e re, asnjë tv sot nuk ka emision kulturor dhe vetëm njëri më bëri ofertë për redaktore kulture (s’është punë egoje në këtë moshë, tamam puna, por them që është parametër shoqërie kjo). Atyre u thash që dua edhe emision të kem se më mungon kamera, ndjesia e inçizimit. Me kamerën kam raport dashuror, ashtu disi.

U lumturova kur dëgjova për librarinë në Çarshinë e Shkupit me Muhamed Nobelin, kështu e kam memoruar në tlf Nëse s’filloj shpejt me punën e re, më ftoni të punoj shitëse. S’ka kush i do librat po aq sa çarshinë.

Domosdonë e një librarie në Qytetin pa Librari (titull kolumne kur u mbyll Libraria e Çarshisë që në fakt ishte më tepër projekt dhe kafeteri, e di se kuptohemi) e kemi biseduar me Adnanin, ia kam thënë edhe Zekës kur emëronin ministra kulture, Hysniut etj.. (fund i mesazhit).

…Latif Mustafa me gjasë ka menduar se jam tallur me ofertën, a unë isha serioze. Nga e vogël ëndërr e kam pasur të punoja në qoshk gazetash ku të lexoja gjithë ato revista ose në librari, të më paguajnë që të lexoj në orar pune! sa qejf.

To: Anonimit të dashur (para emailit ia forvardova mesazhin e sipërm).

Subject: Tung nga Shend e verë

mbrëmë B më lexoi një status interesant të Latifit, preshevar i lexuar, bënte emisione filozofie në Tv Shenja, kur kishim tre emisione kulturore, siç më pëlqente të thoja edhe publikisht, a sidomos me qejf para maqedonëve: ishim liderë në rajon: Salajdin Salihu kishte emisionin Fjala për letërsinë, Latifi Pikëpamje mbi filozofinë dhe unë Ku e kishim fjalën, bisedime me krijues.

Latifi dhe unë kemi boll muhabet, përveç një diskrepance, ai si shumica e Shenjës me dell për ta arsyetuar Erdoganin, unë në cepin tjetër. I thoja Të jetoje në Turqi ai Taipi, nëse e kritikoje, do tët mbyllte në burg si mijëra tjerë që mbylli, etj.

Nejse.

për ta kuptuar sms-in, edhe sqarim për të përmendurit:

Adnan Ismaili, drejtor i Logos A, efendi, dhe Abi i Shenjës, siva eminencija. Më duhet të them, i kritikuar por edhe respektuar në shoqëri. Me ndikim edhe në USHT, intervenoi për mua, në fakt unë i kërkova veç takim të shkurtër me rektorin. Parimisht si ti jam: nuk pranoj intervenca, nuk kërkoj për askend, as për veten. Shteg për jomeritokracinë janë intervenimet. Shëmti e përhapur.

Zeka dihet Zeqirja Ibrahimi, shok thuaja nga koha kur paskam shkruar në Studentski zbor si zë i vetëm shqiptar aty, siç thotë ai.

Hysniu, djali i një doktori autoritativ Ismail në Tetovë. Hysniu ishte ministër kulture, kuadër i Alternativës, dola edhe me te në kafe gjatë Ramazan, bajagi miqësor, më pëlqente se ecte I lire nëpër qytete, funkcionarët tjerë nuk i sheh askund, gllupat. I shkrova pastaj Banëm këshilltare dhe do shkëlqesh në fundmandat. Kisha ide siç thua ti pobedniçki, disa pa pare bëhen, disa me paak buxhet. Gjithmonë ashtu i dizajnoj idetë, konform krizës.  U mësova tashmë me amplitudat personale ekonomike, haha.

(Një shoqe deputete thotë Ka ardhur asi kohe njëherë veten do e lavdëroj, pastaj ty. Unë prap mendoj se modestia është virtyt dhe vetëlavdërimet s’janë simpatike. POR, njëherit mendoj se ndonjëherë shkaku i ekonomizimit të kohës, kurse kjo kolumnë u zgjat tepër, mund edhe t’i bëjmë PËRHERË duke pasur parasysh kontekstin. Të jesh edhe i pari në Maqedoninë e vogël nuk është kumedit çka, ngaqë 1. shumë të mençur janë shpërngulur, dhe 2.ekziston shkallë e lartë e analfabetizmit funkcional, përfshirë rrethet mediatike, akademike, për politike edhe mos flasim).

Vazhdon…

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button