India filloi me vaksinim e 1,3 miliardë njerëzve kundër Covid-19

India sot filloi vaksinimin kundër Covid – 19. Vaksinën të parët do ta marrin punonjësit shëndetësor, ndërsa siç tha kryeministri Narenda Modi, do të vaksinohen mbi 1,3 miliardë njerëz, transmeton Portalb.mk.

Në tërë vendin janë dërguar miliona doza të vaksinave të miratuara “Kovaksin” dhe “Kovishild”. Kryeministri Modi sot tha se, India është e gatshme të zbatojë vaksinim masiv të popullatës së saj, ndërsa për këtë është përpunuar edhe një aplikacion i cili do të ndjek procesin dhe do të garantojë se askush nuk do të mbetet i pa vaksinuar.

“E fillojmë vaksinimin më të madh në botë dhe me atë treguam aftësinë tonë për ballafaqim me pandeminë”, deklaroi kryeministri Modi.

India është vendi i dytë në botë sipas numrit të personave të infektuar me Covid-19, pas SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button