fbpx

Turqia filloi imunizimin masiv me vaksinën kineze

Të enjten, Turqia filloi imunizimin kundër COVID-19 të punonjësve të kujdesit shëndetësor me vaksinën kineze Sinovac. Një ditë më parë autoritetet shëndetësore miratuan aprovimin urgjent për përdorimin e vaksinës, transmeton REL.

Më shumë se 250,000 njerëz kanë marrë tashmë dozën e parë, u tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gazetarëve ndërsa u largua nga një spital publik në Ankara ku mori dozën e tij të parë të vaksinimit.

Turqia ka në plan të furnizohet me “25-30 milionë” doza të tjera të vaksinës kineze, tha Erdogan, duke premtuar një shpërndarje masive të shpejtë. Ai nuk dha një afat të saktë kohor. “Ne kemi në plan të injektojmë të gjithë qytetarët tanë në një afat shumë të shkurtër”, shkroi Erdogan në Twitter.

Bërja publike e vaksinimit nga ana e Erdoganit, së bashku me disa nga anëtarët e partisë së tij në pushtet, do të ndihmonte në shuarjen e skepticizmit publik mbi vaksinën, njoftoi transmetuesi shtetëror TRT.

Presidenti u bëri thirrje udhëheqësve të partive politike dhe anëtarëve të parlamentit të “inkurajojnë” publikun të bashkohet me fushatën e vaksinimit.

Një sondazh i opinionit, i kryer në nëntor, tregoi se gjysma e të anketuarve turq nuk dëshironin të merrnin vaksinën. Turqia mori 3 milionë doza të vaksinës kineze në fund të dhjetorit dhe planifikon të blejë doza shtesë nga kompania farmaceutike gjermane BioNTech dhe partneri i saj ameriksan Pfizer.

Turqia, e cila ka një popullsi prej 83 milionë banorësh, deri më tani ka raportuar një total prej 2.35 milionë të infektuar nga koronavirusi dhe më shumë se 23.000 vdekje.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close