RMV, Federata e futbollit vendosi që me përfaqësuesen në Evropian të udhëheqë trajneri Angellovski

Maqedonia e Veriut në Evropianin e radhës EURO 2020 do të udhëhiqet nga trajneri Igor Angellovski, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka konfirmuar marrëveshjen e re me seleksionuesin e përfaqësueses A, Igor Angellovskin. Drejtuesit e FFM-së dhe seleksionuesi Igor Angellovski kanë gjetur akordin rreth qëndrimeve për kontratën e re, kështu që udhëheqësi i deritashëm do të jetë në pozitën e seleksionuesit të përfaqësueses së vendit edhe në Kampionatin Evropian EURO 2020 që do të zhvillohet në qershor të këtij viti”, njoftojnë nga FFM-ja.

Muamed Sejdini, kryetari i FFM-së, ka vlerësuar se bisedimet për vazhdimin e kontratës kanë qenë të lehta.

“Seleksionuesi me stafin e tij teknik në atmosferë të shkëlqyeshme tash do të përgatiten për kualifikimet për Kampionatin Botëror dhe Kampionatin Evropian. Gjithë ne dëshirojmë të na drejtojnë në suksese të reja. Besoj se Maqedonia do të tregojë fytyrën e vërtetë dhe apeloj të gjithë qytetarët e vendit dhe gjithë tifozët të jemi të bashkuar dhe të tregojmë unite”, deklaroi Sejdini.

Angellovski premtoi se do të angazhohet maksimalisht për arritjen e sukseseve të reja.

“Besoj se të gjithë së bashku do t’u gëzohemi fitoreve të mëdha, ndërsa këtë herë do të festojmë të gjithë së bashku rrugëve të qytetit tonë dhe shtetit tonë”, deklaroi trajneri Angellovski.

Ndryshe, kualifikimi i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në garat e evropianit EURO 2020, ka nxitur Këshillin Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) që të shpërblejë personelin teknik dhe futbollistët me gjithsej 4 milionë e 200 mijë euro.

Më 12 nëntor Maqedonia e Veriut u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Evropian, pasi fitoi në ndeshjen kundër ekipit të Gjeorgjisë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sonte ne seancën e 20-të ka shpërblyer futbollistët e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut nga 10 mijë euro, për shkak kualifikimit në EURO 2020.

Ndeshjet e futbollit, si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në shumicën e vendeve tjera zhvillohen pa tifozë. Në rast se do të hapen dyert për tifozët, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që punonjësit mjekësor të kenë përparësi në blerjen e biletave për ndeshjet e EURO 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button