fbpx

Iniciativa qytetare “BOLL MË” kërkon ulje të TVSH-së për energjinë elektrike (VIDEO)

Iniciativa qytetare “BOLL MË”, ka vazhduar edhe sot me aktivitet që kanë për qëllim shprehjen e revoltës për faturat e larta të energjisë elektrike. Sot ata nëpërmjet një pankarte të vendosur para objektit të Qeverisë, kanë dorëzuar kërkesën e tyre që përqindja e TVSH-së të ulet nga 18 në 5 për qind, shkruan Portalb.mk.

Krenar Osmani nga kjo iniciativë, tha se ë një deklaratë të tij të bërë para disa muajve, kryeministri Zaev vet ka pranuar se, ulja e TVSH-së nga 18 në 5 për qind është direktivë dhe sugjerim i BE-së.

Iniciativa qytetare BOLL MË

“Iniciativa qytetare “BOLL MË” në pikën e dytë të parashtruar që në korrik të vitit 2020 pik të dytë e ka uljen e TVSH-së nga 18 në 5 për qind. Nëse ky shtet synon që të anëtarësohet në BE, ky sugjerim dhe kjo direktivë duhet të zbatohet patjetër, rrugë tjetër nuk ka. Çdo shtet i BE-së TVSH-së për energji e ka prej 5 deri në 9 për qind, varësisht nga forca dhe zhvillimi ekonomik që e ka. Nëse duam të anëtarësohemi në BE duhet t’i përmbaheni rregullave dhe direktivave që na i cakton BE-ja”, deklaroi Osmani.

Iniciativa qytetare BOLL MË

Më 18 dhjetor, iniciativa qytetare “BOLL MË” hapi në Tetovë zyrë e cila ofron ndihmë juridike falas nga persona përkatës të kësaj fushe, për të gjithë qytetarët të cilët konsiderojnë se janë dëmtuar nga kompania EVN dhe KRRE.

Nga iniciativa “Boll Më” deri tani kanë shprehur revoltën e tyre në forma të ndryshme, edhe atë duke protestuar në qendër të qytetit të Tetovës, para EVN-së, duke bllokuar rrugë të ndryshme.

Me datë 4 dhjetor, ata i dhuruan filialit të EVN-së në Tetovë trofeun “Hajni i artë”. Me këtë, siç thonë aktivistët që që kërkojnë ulje të çmimit të rrymës në RMV, dëshirojnë të “shpërblejnë” këtë kompani për të gjitha të arriturat gjatë funksionimit të saj. Në ndërkohë, vazhdojnë punët për propozim ligjin e iniciativës.

Kërkesat e tyre i mbushin 4 muaj e gjysmë, çdo javë nga 1 protestë, asnjë reagim nga kompetentët!

Ata kërkojnë, anulimin e rritjes së fundit të çmimit së energjisë elektrike, zbritjen e çmimit të kilovatit për 46%, eliminimin e monopolit të EVN-së, uljen e TVSH-së nga 18% në 5%, krijimin e një trupi të tretë arbitrar i cili do të monitoroje punën e EVN-së, si dhe do të shqyrtoje kërkesat-ankesat e konsumatorëve, faljen e borxheve të akumuluara të rasteve sociale si dhe shlyerjen e kamatë-vonesave për të gjitha shtresat e konsumatorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button