fbpx

Mutacionet e reja të koronavirusit mund të japin rezultate false negative të PCR testit

Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka paralajmëruar stafin mjekësor dhe laboratorik se mutacionet gjenetike të koronavirusit, duke përfshirë variantin C.1.1.7 të zbuluar në Britaninë e Madhe, mund të çojnë në rezultate false negative të PCR testit molekular, gjatë testimit të COVID-19, shkruan Panacea.mk.

Testi PCR është procedurë molekulare e bazuar në provimin e pranisë së ARN virale në molekula.
Agjencia paralajmëroi stafin e laboratorit klinik dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor për rezultate të mundshme fals-negative në çdo test PCR dhe i nxiti ata të marrin në konsideratë dhe me kujdes rezultatet e tilla në kombinim me simptomat klinike dhe të përsërisin testin, por me ndonjë test tjetër, nëse akoma dyshohet se ka COVID-19.

Rezultati fals-negativ mund të ndodhë në çdo PCR test nëse mutacioni ka ndodhur në pjesën e gjenomës së tij që testi po shqyrton, paralajmëron FDA, dhe shton, se rreziku i mutacioneve të tilla që ndikojnë në saktësinë e përgjithshme të testit është i ulët.

Agjencia vuri në dukje se analiza zbuloi se rezultatet e tre testeve të koronavirusit që u miratuan për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara mund të ndikohen nga mutacionet gjenetike në koronavirus, por efekti duket se nuk është shumë i rëndësishëm.

Stephen Hahn nga FDA thotë se agjencia do të vazhdojë edhe më tej të monitorojë mutacionet gjenetike të koronavirusit, për të siguruar që të gjitha testet e aprovuara deri më tani japin rezultate të sakta.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close