Pronarët e kampeve pranë Liqenit të Treskës u revoltuan: Nuk do të largohemi prej këtu, Bexheti: Ne jemi pronarë të tokës

Pronarët e kampeve pranë Liqenit të Treskës janë të vendosur që të mos largohen prej aty, gjë që e kërkon Komuna e Sarajit, me arsyetimin se vendi do të revitalizohet. Megjithatë, atë e shohin këtë si tentim që komuna ta uzurpojë këtë vend turistik. Ata u kanë bërë thirrje shoqatave qytetare, organizatave joqeveritare, avokatëve që t’i mbështesin në këtë luftë, transmeton Portalb.mk.

Kampet në Liqenin Treska, Saraj

“Jemi të shqetësuar për vendimin e kryetarit të komunës së Sarajit, këtë dokument e kam marrë si kryetar i bordit në adresën shtëpiake më datë 29 dhjetor 2020, aty është deklaruar se si një prej punëve më të rëndësishme për çka edhe duan të na zhvendosin, theksohet se kampistët e ndotin ajrin, përmes hedhjes së mbeturinave dhe gjërave të ngjashme, këtu mund të shihni edhe vetë se shportat e mbeturinave janë larguar. Ajri nuk mund të ndotet nga ana jonë, ndërsa sa i takon ekologjisë, ne kemi këtu kampist që është ekspert në fushën e ekologjisë…E autorizon ndërmarrjen publike të komunales, i jep autorizim të mos i vazhdojë marrëveshjet dhe marrim njoftim nga drejtori që t’i zhvendosim rimorkiot  në afat prej 60 ditësh. Kjo për ne është e papranueshme dhe e pamundur…Ky vendim i kryetarit të komunës së Sarajit është në kundërshtim me kërkesat tona, nëse dalim ne këtu 500-600 rimorkio, çfarë do të bëjë”, deklaroi Aco Dinevski, kryetar i bordit të kampistëve

Kampet në Liqenin Treska, Saraj

Refik Loki, njëri prej pronarëve të kampeve, theksoi se janë të vendosur dhe nuk mund ti largojnë prej këtu, duke thënë se kjo nuk është pronë e imja as e kryetarit të Komunës së Sarajit, por të gjithë kanë dhënë kontribut për këtë vend.

Kampet në Liqenin Treska, Saraj

“Ne sot kemi një problem i cili është jetik për jetën e të gjithë qytetarëve. Problemi është jetik për shkak se gjithë qyteti i Shkupit, të gjithë punëtorët janë kontribuues për këtë vend. Kjo pasuri që është këtu është e qytetarëve të Shkupit, kjo është e jona dhe ne do ta mbrojmë këtë sepse, ky vend na ndihmon për shëndetin, shumica janë pensionistë, shumica kemi fëmijë që vijnë gjatë fundjavave rrinë këtu dhe marrin ajër të pastër. Këtu vijmë gjithmonë pushojmë rehatshëm sepse edhe ajri është më i pastër se në qytet. Kjo ndikon në shëndetin e gjithë popullatës. Për arsye se, kemi investuar në këtë vend, nuk do ta japim, e kemi dhënë ne, në atë kohë janë ndërtuar pesë liqene, pishina, këtu nuk e japim. Ky është për ne. Neve si aksionar do ta formojmë shoqërinë dhe do të mbledhim nënshkrime dhe do ti dorëzojmë në Qeveri. Këtë gjë duhet ta rregullojë vetëm Qyteti i Shkupit, jo një person. Nuk ka të drejtë Komuna e Sarajit që të na merr, ne këtu freskohemi. Kjo do të jetë e qytetarëve të Shkupit”, deklaroi për mediat Refik Loki.

Kampet në Liqenin Treska, Saraj

Një tjetër pronar ka shtuar se nuk kanë ku të shkojnë dhe ku ti dërgojnë kampet.

“Këtu dikush dëshiron të na largon, shkaku nuk po tregojnë. Kanë dhënë urdhër për 60 ditë, për 60 ditë nga të shkojmë, dikush ka mundësi, dikush nuk ka mundësi, nuk kam ku ta dërgoj kampin, po të kisha pasur ndonjë vend më të mirë do të kisha shkuar atje”, tha ai.

Nga ana tjetër, edhe kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti duket i vendosur në realizimin deri në fund të vendimit të tij. Ai deklaroi për mediat se, janë të njoftuar që t’i largojnë kampet, pasi komuna Saraj dhe Këshilli i Komunës kanë plan urbanistik që ndodhet në kadastër.

“Kemi qëndrim që ata të largohen pasi që komuna e Sarajit ka punuar prej ditës së parë të mandatit tim dhe tani të gjitha procedurat janë në fund, ideja jonë është që të shpallet zonë e lirë turistike dhe punojmë në këtë drejtim, kurse për dëshirat e tyre ata mund të flasin, ne jemi pronarë të tokës, ata nuk janë në tokë të vet… Ne do të punojmë sipas ligjeve duke pas parasysh se edhe deri tani nuk i kanë respektuar ligjet për vendosjen e kampeve të tyre, pasi që jemi dëshmitarë që aty ka ndërtime prej hekuri, ndërtime me material të fortë, mur të ndërtuar dhe një pjesë e tyre nuk dihet as kush janë pronarë, disa  nuk janë as para pagues, kështu që unë si kryetarë komune nuk do t’i toleronim. Për çdo ditë ka largime të kampeve edhe sot 2-3 largohen. Për dëshirë të 20-30 personave nuk kisha dashtë të komentoj mendimet dhe qëndrimet e tyre. Më i zëshmi i tyre nuk ka as kamp, të gjithën e ka të ndërtuar prej hekuri dhe realisht ne duhet të marrim masa atje”, deklaroi Bexheti.

Ndërkohë, nga fotografitë që ka siguruar Portalb.mk, mund të shihet se si një pjesë e vendit ku janë të vendosura kampet, nuk është e mirëmbajtur dhe janë hedhur një sasi e koniderueshme e mbeturinave.

Kampet në Liqenin Treska, Saraj

Komuna e Sarajit ka kërkuar nga Qeveria që të shpallë liqenin e Treskës për zonë të lirë turistike dhe të largohen kampet e vendosura rreth liqenit. Komuna i ka informuar me shkrim pronarët e kampeve që t’i largojnë pasi nuk ka kushte që ata të jenë aty dhe kanë afat prej 60 ditësh që ta bëjnë këtë. Po ashtu, komuna kërkon që të hiqen kampet për realizimin e planit të ri urbanistit, për të cilin nuk ka dhënë detaje.

Revitalizimi i Liqenit të Treskës, është një projekt i shumë premtuar për vite të tëra nga ana e kryetarëve të kësaj komune.  Ky liqen artificial që gjendet në komunën e Sarajit, ka një sipërfaqe 136.000 м2 ku thellësia është nga 1.6 m deri në 3 metra. Ky kompleks rekreativë është ndërtuar në vitin 1978. Në hapjen solemne të këtij vendi turistik mori pjesë edhe kreu i ish shtetit të Jugosllavisë Josip Broz Tito.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button