Mickoski: Projektligji për regjistrimin popullsisë të tërhiqet menjëherë ose ne do ta anulojmë

VMRO-DPMNE kërkon që Projekt-ligji për regjistrimin e popullsisë të tërhiqet menjëherë nga debati parlamentar dhe që shumica qeveritare të organizojë debat brenda-partiak dhe brenda-shtetëror me të gjithë faktorët shoqëror, me qëllim që të gjendet një zgjidhje konsensuale se si të zhvillohet ky operacion statistikor, njofton Portalb.mk.

Nëse kjo nuk do të ndodhë, siç deklaroi sot kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski, partia do të paraqesë iniciativë në Ministrinë e Drejtësisë për mbledhjen e nënshkrimeve për një projektligj, me të cilin do të anulohet ligji për regjistrim.

Gjatë një konference për media në selinë e partisë, Mickovski tha se shumica qeveritare planifikon ta kalojë ligjin “me forcë” dhe se “po keqpërdoret flamuri evropian”.

“Nëse edhe përkundër kësaj, shumica në pushtet vendos ta injorojë edhe këtë projektligj dhe vullnetin e qytetarëve, atëherë VMRO-DPMNE-ja shprehet qartë se rezultatet e këtij regjistrimi nuk e kanë ndërmend t’i respektojnë drejtuesit e ardhshëm të institucioneve që do të zgjidhen me propozim të VMRO-DPMNE-së. Kjo është arsyeja pse ne i drejtohemi arsyes, shtetësisë dhe konsensusit para se të mos bëhet asgjë nga shumica qeveritare, tha Mickovski.

Ai shtoi se vendi ka nevojë për një regjistrim që do t’i përgjigjet dilemave statistikore dhe jo regjistrim që do të jetë politik. Mickovski tha se ka shumë argumente, të cilat deputetët e opozitës do t’i paraqesin gjatë debatit parlamentar.

Sipas tij, është një mjegullnaje që terminalet e leximit të gjurmëve të gishtërinjëve, në mënyrë shtesë do të shpenzojnë para, pasi sipas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, qytetarët do të jenë në gjendje të shprehin të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e ardhshme lokale duke përdorur terminale të tilla.

“Të njëjtat terminale mund të përdoren për këtë operacion statistikor”, tha Mickovski.

Ai theksoi se shumë vende më të zhvilluara kanë shtyrë regjistrimin e planifikuar, duke përmendur si dhembuj Gjermaninë, Irlandën, Rumaninë, Serbinë dhe Bullgarinë.

Ndryshe regjistrimi i popullsisë ishte planifikuar të zhvillohet gjatë vitit 2020, por u prolongua për shkak se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe opozita e kërkuan një gjë të till, për vetëm disa muaj për shkak të pandemisë me covid-19.

Për realizimin e këtij procesi, planifikohet sigurimi i 5,650 paisjeve të reja.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Maqedoni është realizuar në vitin 2002, ndërkaq në vitin 2011 u fillua, por nuk u realizua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button