Mungesa e qendrës për trajtimin e qenve endacak, problem i Tetovës sipas studentit Demiri

Kësaj radhe ishte studenti Visam Demiri që dha sugjerimin e tij në temën e hapur nga Portalb “Çfarë dua dhe çfarë nuk dua në Tetovë”. Tetovës i mungon qendra për trajtimin e qenve endacak ishte ky sugjerimi i studentit Demiri sipas të cilit kjo përbënte një rrezik të madh për qytetarët e Tetovës. Nga ana tjetër ajo që ishte e tepërt në këtë qytet sipas tij ishin kazinot dhe bastoret afër universiteteve apo shkollave.

Visam Demiri theksoi se Tetovës i mungon qendra për trajtimin e qenve endacak ndërsa ajo që e ka Tetova dhe nuk duhet ta ketë janë bastoret dhe kazinot.

“Ajo çfarë mendoj se i mungon dhe i duhet Tetovës është qendra për trajtimin e qenve endacak të cilët përmbajnë një rrezik të madh për qytetarët e Tetovës ndërsa ajo çfarë mendoj se është e tepërt në Tetovë janë bastoret dhe kazinot afër qendrave rinore apo afër universiteteve dhe shkollave”- theksoi Visami në video.

Ndryshe, të rinjtë do të vazhdojnë të japin sugjerimet e tyre në temën e hapur nga Portalb përmes së cilës ato do të tregojnë se çfarë ju pengon dhe çfarë i mungon këtij vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button