AKR-ja e Pacollit do të garojë në listën e LDK-së, ndërkohë Muja aderoi në Vetëvendosje!

Lëvizjes Vetëvendosje! sot i është bashkuar edhe profesori universitar Armend Muja, ndërkohë raportohet se AKR-ja e Behgjet Pacollit do të garojë në një listë me LDK-në, transmeton Portalb.mk.

AKR-ja në listën e LDK-së do të ketë dhjetë vende për deputetë, raporton Koha.net, por nuk do të jetnë si koalicion parazgjedhor.

“Me disa anëtarë të Kryesisë dhe ish deputetë, i uruam mirëseardhje Armend Mujës, e më pas zhvilluam një diskutim rreth zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit dhe qeverisjes sonë të ardhshme”,  deklaroi lideri i VV-së, Albin Kurti, duke e prezantuar si drejtor i Kolegjit Riinvest dhe ligjërues i ekonomisë politike ndërkombëtare.

Sot në Kosovë mbaroi afati për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, ashtu që janë krijuar vetëm dy koalicione parazgjedhore, Koalicioni VAKAT dhe ZAJENO. Bashkëpunim të mundshëm parazgjedhor ndërmjet PDK-së dhe partisë Nisma ka paralajmëruar edhe kryetari i kësaj të fundit, Fatmir Limaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button