Bideni zgjodhi William Burnsin në krye të CIA-s

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, e ka zgjedhur veteranin e diplomacisë, William Burns, drejtor të CIA-s në administratën e re.

Ish-ambasador në Rusi dhe Jordani, Burns ka karrierë diplomatike prej 33 vjetësh në Departamentin e Shtetit nën presidentët republikanë dhe demokratë.

Ai është ngritur në majat e diplomacisë amerikane, duke u zgjedhur edhe zëvendës-sekretar i Shtetit para se të pensionohej në vitin 2014 për ta drejtuar një grup të pavarur të mendimit që merrej me paqen dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, transmeton Koha.net.

Burnsi nisi vjet të shkruante shkrime, që ishin jashtëzakonisht kritike ndaj politikës së jashtme të administratës së Donald Trumpit.

Burnsi ishte përshkruar nga presidenti i zgjedhur si “diplomat shembullor”, me të cilin ndante bindjen e thellë se “inteligjenca duhet të jetë jopolitike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button