RMV, deri të enjten mund të aplikohet për shfrytëzimin e mbështetjes financiare nga shmangia e tatimit në FFM

Në Maqedoninë e Veriut mund të aplikohet deri të enjten në Federatën e Futbollit për të shfrytëzuar mbështetje financiare përmes lirimit nga tatimi, transmeton Portalb.mk. FFM-ja premtoi se do të vazhdojë të mbështesë ekipet e kategorive të ndryshme në forma të ndryshme.

“Informohen ekipet e të gjitha kategorive garuese për mundësinë që të aplikojnë për marrjen e kartelave për shfrytëzimin e mjeteve nga shmangia e tatimit sipas Ligjit për tatim mbi fitim”, njoftojnë nga FFM-ja.

Federata theksoi se pranimi i kërkesave do të bëhet deri në ora 16:00, ndërsa sqaroi se të drejtë për të shfrytëzuar këtë mundësi kanë ekipet që kanë qenë aktive në dy sezonet e fundit.

Kërkesa e plotësuar, verifikuar dhe nënshkruar duhet të dorëzohet në arkivin e FFM-së ose në adresat elektronike:

[email protected]

[email protected]

[email protected]

[email protected]

Muamed Sejdini, kryetari i FFM-së ka premtuar se do të vazhdojë të mbështesë ekipet në mbulimin e harxhimeve të ndryshme.

“Gjitha harxhimet e parapara për organizim të garave do t’i mbulojmë edhe për gjysmësezonin që na pret nga muaji mars i këtij viti dhe shpresojmë që kjo të jetë një shtytje për gjitha ekipet që të kontribuojnë edhe më shumë për zhvillimin e futbollit tonë”, u shpreh Sejdini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button