Do të zgjedhim administratorin më të mirë në secilën Ministri, paralajmëroi zëvendëskryeministri Nikollovski

Përmes qendrës për thirrje (Call Center), qytetarët do të jenë në gjendje të raportojnë korrupsion, por edhe mosveprimin e administratës për kërkesat dhe lëndët e tyre. Këtë e paralajmëroi sot zëvendës kryeministri për luftë kundër korrupsionit në konferencën për shtyp duke i paralajmëruar projektet për këtë vit “Standardet evropiane në shtëpi përmes veprimit 21”, njofton Portalb.mk.

“Viti i ri 2021 do të jetë vit për anti-korrupsion, do të fillojmë fushatë për të rritur ndërgjegjësimin tek qytetarët dhe t’i njohim me mekanizmat e kundërshtimit që ata i kanë në dispozicion. Do të vëmë në funksion qendër thirrjesh (Call Center) për raportim të korrupsionit. Përmes tij, personat juridikë dhe individët do të jenë në gjendje të raportojnë mos veprim me kohë të institucioneve kompetente në lidhje me kërkesat, vendimet, për gjithçka që ato duhet t’i shërbejnë”, tha Nikollovski.

Ai paralajmëroi se puna e administratorëve do të vlerësohet dhe mbikëqyret, ndërsa në secilën ministri do të zgjidhet një administrator i vitit.

Këtë vit, siç njoftoi Nikolnlovski, do të vendoset sistem i ri elektronik i inspektimit, i ashtuquajturi e-inspektor, me të cilin do të lidhen të 28 shërbimet e inspektimit nën kujdesin e Këshillit inspektues.

“Ky sistem do të zvogëlojë ndikimin subjektiv të secilit inspektor, nëse, ku dhe çfarë lloj kontrolli do të kryejë,” tha Nikollovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button