fbpx

Twitter pezulloi llogarinë e deputetit francez pasi imitoi Trump-in

Twitter pezulloi sot llogarinë e deputetit francez Joachim Son-Forget për imitimin e presidentit amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Son-Forget zëvendësoi foton e tij të profilit dhe emrin e përdoruesit me atë të Trump-it dhe postonte në emër të presidentit në largim, ndërsa Twitter pezulloi përfundimisht llogarinë e Trump-it, duke përmendur “rrezikun e nxitjes së mëtejshme të dhunës”.

Veprimi i Son-Forget’s rezultoi në pezullimin e llogarisë së tij në Twitter.

Më herët, deputeti francez që përfaqëson shtetasit francezë në Zvicër dhe Lihtenshtajn në Asamblenë Kombëtare, kishte imituar llogarinë e presidentit francez Emmanuel Macron.

Twitter dje pezulloi llogarinë e presidentit amerikan pasi mbështetësit e tij të mërkurën u futën në Kongresin amerikan, ku humbën jetën të paktën pesë persona.

Trump akuzohet nga shumë persona për nxitje të mbështetësve për të ndalur Kongresin në punën e tij për të konfirmuar fitoren e zgjedhjeve të presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close