‘Ndarje e drejtë e vaksinës’, apeli i kreut të OBSH-së: Të mos lihen pas vendet e varfra

Të gjitha vendet në mbarë botën duhet të realizojnë një shpërndarje të barabartë të vaksinave kundër COVID-19 dhe të garantojnë akses dhe mundësi për blerjen e saj, qofshin vende të varfra apo të pasura, shkruan Euronews Albania.

Apeli është bërë nga drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Sipas tij, deri tani vendet që kanë implementuar një vaksinim të sigurt dhe efikas janë 42, nga të cilat 36 janë me të ardhura të larta dhe 6 me të ardhura të mesme.

Ndërkohë, shumica e vendeve të varfra, por edhe e atyre me të ardhura të mesme, nuk kanë marrë ende vaksinat, pasi stoqet më të mëdha janë blerë nga vendet e pasura.

Kreu i OBSH-së paralajmëroi se kjo mund të sjellë një ngritje të çmimit të vaksinës, duke i bërë grupet e rrezikuara në shtetet e varfra dhe të margjinalizuara pa akses tek injeksionet.

“Rrjedhimisht, qytetarët në të gjitha vendet duhet të vaksinohen në mënyrë të ndershme”, nënvizoi Ghebreyesus, duke shtuar se një shpërndarje e barabartë e vaksinës jo vetëm që mund të shpëtojë jetë, por mundet edhe të stabilizojë sistemin shëndetësor, si dhe të promovojë rritjen ekonomike globale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button