RMV, policia ka kapur njërin prej kërcënuesve nga videoja që qarkullon në “Twitter”

Një person momentalisht po merret në pyetje në stacionin policor në lidhje me videon e cila u shfaq në “Twitter”, te e cila shihen dhe dëgjohet një sjellje jo e mirë e dy personave kundrejt bashkudhëtareve në transport publik, mëson 360 shkallë. Policia vazhdon të kërkoje autorin e dytë të videos, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku dy djem shihen se si kërcënojnë bashkudhëtaret, përderisa autobusi ishte në lëvizje. Situata nxehet pasi atyre ju tërhoq vërejtja nga një bashkudhëtare se ata nuk mbanin maska mbrojtëse.

“Mos u merrni me ne”;

“Dmth maskë, nuk ka shtet, do të punoje për mua shteti dhe policia. Mos zonjë.. do tju mbaj në acid, do të ju shkrij, nuk e dini me kë keni punë”;

“Jetën e kam kaluar me shumë probleme, ajo do të më thotë”

Këto ishin vetëm disa nga komentet e dy burrave që u dëgjuan në videon.

Ndryshe, ende nuk ka informacione të sakta se kur ka ndodhur kjo ngjarje, në cilin relacion po lëvizte autobusi dhe a kanë sulmuar ata fizikisht gruan e cila po i regjistronte, siç qëndron në përshkrimin e videos në “Twitter”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button