Covid-19 afatgjatë, cilat janë simptomat dhe çfarë të bëni nëse e keni

Termi përdoret për të përshkruar pasojat që kjo sëmundje u ka lënë individëve për javë ose muaj pas fillimit të sëmundjes. Mund të zgjasë deri në 12 javë, megjithëse disa ekspertë besojnë se këto janë simptoma që zgjasin për tetë javë, shkruan Panacea.mk.

Sa njerëz në botë vuajnë nga pasoja të tilla nuk është ende plotësisht e qartë, por hulumtimi konfirmon se një në pesë persona që kanë pasur sëmundjen ende kanë simptoma pesë javë pas diagnozës. Në pothuajse një në 10 persona, këto simptoma do të vazhdojnë deri në 12 javë ose më gjatë. Në fazat e hershme të sëmundjes, simptomat e rënda mund të shkaktojnë pneumoni dhe probleme të frymëmarrjes, të cilat mund të çojnë në pasoja afatgjata. Por nuk është vetëm sëmundje e mushkërive, ngaqë virusi mund të shkaktojë një sërë ndërlikimesh.

CILAT JANË SIMPTOMAT?

Shumica e pacientëve do të shërohen brenda një periudhe të shkurtër kohe dhe do të kthehen jetës normale dhe funksionimit. Por për disa, simptomat mund të zgjasin me javë apo edhe muaj, ndërsa kjo gjendje quhet COVID-19 AFATGJATË. Për disa, simptomat do të qetësohen, gjë që do të përkeqësohet përsëri.

SIMPTOMAT QË MUND TË VIHEN RE NË ATË RAST JANË:

  • Lodhja
  • Gulçim (vështirësi në fyrmëmarrje)
  • Ankthi dhe depresion
  • Dhimbje gjoksi
  • Dhimbje në nyje dhe muskuj
  • Vështirësi me përqendrimin

SI ZGJAT RIKUPERIMI I COVIDIT AFATGJATË?

Fatkeqësisht, për momentin nuk është e mundur të parashikohet se sa kohë do të zgjasë shërimi, por është e rëndësishme të dini se kjo nuk është e pazakontë për këtë sëmundje, por edhe për sëmundjet e tjera virale. Përvoja me sëmundjet virale sugjeron që shumica e simptomave duhet të largohen brenda tre muajsh, ndërsa lodhja mund të zgjasë deri në gjashtë muaj.

A ËSHTË PERSONI INFEKTUES?

Simptomat shkaktohen nga reagimi i trupit ndaj virusit pas sëmundjes, kështu që personi i prekur nuk është infektues. Por për të shmangur transmetimin e virusit tek njerëzit e tjerë, është e rëndësishme të jesh në vet-izolim për 10 ditë pas testit pozitiv ose pasi të kenë kaluar simptoma të tilla si temperaturë të lartë ose diarre…

SI TË NDIHMONI VETEN NËSE KENI VËSHTIRËSI NË FRYMËMARRJE DHE JENI TË LODHUR?

Planifikoni atë që do të bëni dhe mos u lodhni tepër
Gjeni kohën më të mirë të ditës për aktivitetet tuaja, varësisht faktit sesa energji keni
Disa pushime të shkurtra janë më të mira se 2-3 ato më të gjata
Mos shmangni tendosjen plotësisht pasi muskujt duhet të përdoren
Ngadalë shtoni aktivitetet, ndërsa për këtë shëtitjet janë më të mirat
Nëse përdorni shkop për të ecur më lehtë, mbështetuni tek ai kur ju mbaron ajri

PËRMIRËSONI DISPONIMIN DHE SHËNDETIN MENDOR

Bëni kujdes me veten gjatë shërimit, përgatituni që disa ditë do të jenë më keq sesa të tjerat
Rrethohuni me miqtë, sepse ata do t’ju gëzojnë
Rutina mund të jetë e mirë për gjendjen shpirtërore dhe ndjenjën e stabilitetit
Qëndroni aktiv – vazhdoni të ndiheni më mirë

ÇFARË TË BËNI NËSE KENI PROBLEME ME KUJTESËN?

Bëni ‘reminders‘ për t’ju ndihmuar të mbani mend gjërat, qoftë takime apo mjekime
Mundohuni të eleminoni të gjitha gjërat që ju pengojnë të menduarit
Mund të ndihmojë nëse planifikoni përpara çdo detyre apo situatë të komplikuar
Nëse ndjeni dhimbje të kyçeve, provoni ushtrime për shtrirje dhe forcë. Ju mund të ngjitni shkallët, të ngrini pesha ose të praktikoni yoga. Para se të filloni ndonjë aktivitet të ri, këshillohuni me mjekun tuaj të përgjithshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button