RMV, gjatë regjistrimit të popullsisë do të ketë kolonë të përkatësisë etnike dhe fetare

Gjatë regjistrimit të popullsisë në prill do të ketë grafë për përkatësinë etnike dhe fetare, tha Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, njofton Portalb.mk.

“Gjatë regjistrimit të popullsisë do të ketë kolonë për përkatësinë etnike dhe fetare. Tani pres që peshkop Petar, për të mirën e shtetit, t’i thërrasë besimtarët që të mbështesin masivisht regjistrimin”, shkroi Ministri Mariçiq në llogarinë e tij në Twitter.

 

Ministri i Drejtësisë e shkroi këtë si reagim ndaj peshkopit Petar i cili tha se nëse nuk ka kolonë për përkatësi fetare në listat e regjistrimit, do t’i bëjnë thirrje popullit të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë.

Ndryshe regjistrimi i popullsisë ishte planifikuar të zhvillohet gjatë vitit 2020, por u prolongua për shkak se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe opozita e kërkuan një gjë të till, për vetëm disa muaj për shkak të pandemisë me covid-19.

Për realizimin e këtij procesi, planifikohet sigurimi i 5,650 paisjeve të reja.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Maqedoni është realizuar në vitin 2002, ndërkaq në vitin 2011 u fillua, por nuk u realizua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button