RMV, rriten masat kufizuese anti-kovid, policia paralajmëroi kufizime edhe për hapësirat e hapura

Në Maqedoninë e Veriut kufizimet kundër shpërndarjes së virusit korona do të rriten, ashtu që kufizime do të ketë edhe për grumbullimin e qytetarëve në hapësirat e hapura, transmeton Portalb.mk.

“Ndalohet organizimi dhe mbajtja e festave në vended he hapësira publike gjatë festave të ardhshme, si dhe organizmi dhe mbajtja e çdo lloj feste dhe grumbullimi në hapësirat e hapura dhe të mbyllura nga personat fizikë dhe juridik”, paralajmërojnë nga Policia e RMV-së.

Policia përkujtoi se akoma është në funksion numri falas 0800-00-201 dhe adresa [email protected] për paraqitjen e rasteve të tilla në formë anonime. Më 6 janar dhe 7 janar në Maqedoninë e Veriut shënohen festat si ajo e Buzmit dhe Krishtlindjet.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 30-të miratoi kufizimet që do të vlejnë prej 18 dhjetorit të vitit 2020 deri më 20 janar të vitit 2021, duke kërkuar edhe anulimin e ngjarjeve për festat e fundvitit, si dhe u ndalua edhe shfrytëzimi i vikend-shtëpizave në këtë periudhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button