Tetovë, artisti Rejan Etemi ka pikturuar mural kushtuar mjekëve në hyrje të qytetit

Mural në hyrje të Tetovës për nder të mjekëve dhe ekipit mjekësor ka krijuar artisti tetovar, Rejan Etemi, shkruan Portalb.mk.

Në këtë pjesë të qytetit më herët ka pasur shkrime me gjuhë të urrejtjes, si “vdekje për shqiptarët”, nga sot, të gjithë që do të vizitojnë Tetovën do të përballen me një mural të krijuar nga artisti Rejan Etemi.

I njëjti, këtë e ka realizuar për të treguar respekt të veçantë për të gjithë punonjësit shëndetësorë, të cilët gjatë gjithë luftës me pandeminë e virusit korona kanë qenë në vijën e parë të frontit.

Disa javë më herët Portalb.mk realizoi një intervistë me artistin Rejan Etemi, ai tregoi se me art kishte filluar të merret prej në moshë të vegjëlisë. Sot, ai ka arritur që të pikturoj murale nëpër shumë vende të Evropës dhe të krijojë ekspozita të tij nëpër vende të Ballkanit. Ndiqni ëndrrën, pa ëndrra s’ke ku shkon, nëse punon e guxon, gjithsesi funksionon ishte mesazhi i tij për këtë intervistë.

Ndërkaq, Rejani në vitin 2019 ka hapur një atelie të veten të quajtur “Atelia e Vogël”  e cila ndodhet në qytetin e Tetovës, ku ju mund të shkoni të shihni apo bleni pikturat e bukura të tij. Këtu e keni një foto nga atelia e Rejanit.

Mural në Tetovë nga artisti Rejan Etemi.
Mural në Tetovë nga artisti Rejan Etemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button