Bekteshi tha se do të kërkojë llogari për mosvënie në funksion të teleferikut gjashtëulës në Kodrën e Diellit

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se do të kërkojë llogari nga Elem Turs për mos lëshimin në kohë në funksion të teleferikut me gjashtëulëse. I njëjti, edhe një herë siguroi se ky teleferik do të lëshohet në funksion këtë sezone, duke mos treguar arsyet e vonesës. Ndërkaq, bëhet fjalë për një investim prej 9,5 milion eurosh të cilit, qytetarët ende nuk ja kanë pa hajrin, shkruan Portalb.mk.

Bekteshi tha se nga ndërmarrja e cila menaxhon me qendrën turistike Kodra e Diellit, gjegjësisht “Elem Turs” i kanë siguruar se ky teleferik do të lëshohet në funksion këtë sezon, ai shtoi se gjithçka që ka qenë në kompetencë të tij, është kryer.

Kreshnik Bekteshi

“Jam deklaruar edhe më herët se thuajse të gjitha përgjegjësitë të cilat i kam pasur ne si Ministri, si dhe Ministria e Transportit në kuadër të inspektoratit teknik janë kryer. Pra, është bërë edhe dorëzimi teknik, por njëkohësisht është dhënë edhe leja që ky teleferik mund të vendoset në funksion. Unë kam biseduar edhe me menaxhmentin e Elem Tursit, i cili edhe menaxhon me Kodrën e Diellit, ata janë në bisedime të drejtpërdrejta me kompaninë e cila e ka realizuar edhe e bën mirëmbajtjen e gjashtëulëses, “Leitner” dhe më kanë siguruar që për shkurt kohë do ta vendosin në funksion gjashtëulësen”, tha ministri Bekteshi.

Në pyetjen se a do të kërkojë llogari nga institucionet përkatëse për mos lëshim në kohë në funksion të këtij teleferiku, Bekteshi tha se këtë do ta bëje.

“Me siguri që do të kërkojmë llogari, tash për momentin jemi duke biseduar edhe në kuadër të këshillit ekonomik të Qeverisë për rritjen e kapaciteteve të Elem Turs me qëllimin e vetëm që në mënyrë më profesionale dhe më të mirë të menaxhohen qendrat turistike, përfshirë këtu Kodrën e Diellit. Për shkak se Elem Turs menaxhon me një sërë qendrash turistike në vend por ka në pronësi edhe objekte hotelerike të cilat thuajse janë të rrënuara krejtësisht” tha Bekteshi.

Ndërkaq, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, as nuk e mohoi e as nuk e pohoi mundësinë që “ELEM” t’i kishte ngelë borxh kompanisë që e ka sjellë gjashtëulësen dhe për këtë, ky teleferik nuk është në funksion.

“Të jem i sinqertë, nuk e di a janë kryer obligimet nga ana e ELEM për kompaninë Leitner, është me rëndësi të theksohet fakti që lejet janë dhënë për përdorim. Sa i përket detajeve teknike, do të ju kisha lutur të parashtroni pyetje te Elem Turs” shtoi Bekteshi.

Teleferiku me gjashtëulëse në Kodrën e Diellit.
Teleferiku me gjashtëulëse në Kodrën e Diellit.

Teleferiku jofunksional ju ka kushtuar qytetarëve 581 milion denarë, apo 9.5 milionë euro

Kontrata e parë për ndërtimin e teleferikut është nënshkruar me 10 mars 2014.  Në ceremoninë për vendosjen në funksion të këtij tekeferiku morrën pjesë kryeministri teknik, deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), zëvëndës kryeministri Duraku, ministri i ekonomisë, Bekteshi, drejtori i ESM dhe shumë persona tjerë përgjegjës për zvarritjen e kësaj procedure.

“Kodra e Diellit” – E harruar nga komptentët, e adhuruar nga qytetarët (Video)

Përkundër vështirësive të ndryshme dhe mungesës së kushteve, askush nuk i ndal qytetarët që të vizitojnë Kodrën e Diellit, sidomos gjatë vikendit ku kolonat për të arritur në pjesën kryesore të kësaj qendre turistike, arrijnë deri në 4 kilometra.

Kjo për shkak të mungesës së parkingjeve, gazetari i Portalb.mk dëshmoi një kaos total gjatë vikendit të fundit në këtë qendër turistike, qytetarë të cilëve tendenca për relaksim ju ishte kthyer në ecje të gjata dhe stresuese, mbeturina si dhe mosfunksionim të ski lifteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button