fbpx

Maqedonia e Veriut ka siguruar 800.000 doza të vaksinës Pfizer, 5.850 do të mbërrijnë në shkurt

Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrë 800,000 doza të vaksinës kundër Kovid 19, nga prodhuesi Pfizer. Ministria e Shëndetësisë informoi se ministri Venko Filipçe, në bisedime të drejtpërdrejta me këtë prodhues, siguroi vaksina për tërë vitin 2021, njofton Portalb.mk.

Marrëveshja, thonë nga kjo ministri, u përcaktua këtë mëngjes në një bisedë telefonike midis ministrit Filipçe dhe një përfaqësuesi të lartë të kompanisë që prodhon vaksina kundër Kovid 19. 5,850 dozat e para të vaksinave Pfizer do të mbërrijnë në shkurt, pasuar nga një dërgesë më e madhe në mars, prill, ndërsa dinamika për gjithë vitin 2021 do të konfirmohet në mënyrë shtesë.

“Vendi ynë filloi me kohë përgatitjen për vaksinimin kundër Kovid 19 dhe infrastruktura ekzistuese funksionale dhe e vendosur shëndetësore, ku vaksinimi për sëmundje të tjera është kryer deri më tani, është i gatshëm për imunizim kundër koronës”, thuhet në kumtesën e MSh-së.
.
Vaksina Pfizer ruhet në frigoriferë në -70 gradë Celsius, ndërsa të njëjtat do të mbërrijnë në vendin tonë këtë muaj. Agjencitë rregullatore mjekësore, EMA evropiane dhe FDA e ShBA-së, kanë miratuar vaksinën Pfizer.

Ndërkohë, tre ditë më parë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se e din saktë sa doza të vaksinave duhet të mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut në muajt shkurt, mars dhe prill por, se kompania Pfizer i kërkoi të mos zbuloj numra konkret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button