Sigurisht që jam i zhgënjyer, u shpreh ministri gjerman në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Presidenca gjermane përkundër përpjekjeve për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nuk arriti ta konkretizon me konferencën e përbashkët ndërqeveritare që planifikohej të mbahej deri më 31 dhjetor, transmeton Portalb.mk.

“Sigurisht që jam i zhgënjyer që, ne brenda BE nuk kemi qenë në gjendje të hedhim hapin tjetër. Sepse ne kemi nevojë urgjente për sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor. Në lojë nuk është asgjë më pak se besueshmëria jonë” tha Michael Roth, raporton TCH. Ministri gjerman për Evropën vlerësoi se presidenca e radhës do të arrijë që të realizojë konferencën e përbashkët ndërqeveritare me dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai theksoi se presidenca presidenca portugeze duhet të arrijë që të lëviz procesin e zgjerimit, duke vlerësuar edhe rëndësinë e këtij procesi për gjithë Evropën.

“Paqja, pajtimi rajonal dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor kanë një rëndësi qendrore strategjike për të gjithë Evropën, gjithashtu dhe veçanërisht për fqinjësinë e afërt”, deklaroi Roth.

Ndryshe, Gjermania do të vazhdojë të punojë për një zgjidhjen e mosmarrëveshjes bullgaro-maqedonase edhe pas përfundimit të presidencës gjermane të BE-së në fund të këtij viti, tha ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mas në fund të muajit dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button