Fillimi i pranverës mund të sjellë kthim gradual në normalitet, vlerësoi epidemiologu Danillovski

Me vaksinimin pandemia do të shuhet pjesërisht përmes infektimit natyror, ose nga vaksinimi, por virusi nuk do të zhduket dhe do të mbetet endemik analog me gripin dhe ftohjet, raporton 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Vaksina e shpejtë do ta kthejë jetën shpejtë në normalitet. Por dilemat janë: sa shpejt mund të pritet të ndodhë kjo? Nëse vazhdon trendi aktual dhe nëse realizohen paralajmërimet për procesin e blerjes, fillimi i pranverës mund të sjellë një qetësim të caktuar të epidemisë dhe kthimin gradual në normalitet, thotë epidemiologu Dragan Danillovski.

“Pavarësisht se çfarë presim nga vaksinat, sigurisht që do të jetë një zgjidhje e përhershme, por imuniteti fitohet edhe në mënyrë natyrale. Disa parashikime thonë që nëse shkohet me këtë dinamikë, diku në Mars dhe Prill në Maqedoni do të infektohet në mënyrë asimptomatike ose me simptoma rreth 60% e popullsisë. Kjo do të mjaftojë të shuhet epidemia edhe pa vaksinë, por vaksinat patjetër që do të nevojiten për punonjësit me rrezik të lartë, punonjësit shëndetësorë, punonjësit e shërbimit, ushtrinë, policinë, të moshuarit mbi 65 vjeç dhe të sëmurët kronikë”, ka thënë Danillovski për Deutsche Welle.

Ai shpjegon se në këtë mënyrë pandemia do të shuhet pjesërisht nga infeksioni natyror, ose nga vaksinimi, por virusi nuk do të zhduket. Do të qëndrojë me ne dhe do të jetë endemik,  rreziku i marrjes së virusit nga grupet e rrezikut do të ekzistojë gjithmonë dhe do të kemi një situatë analoge me gripin dhe ftohjet.

Autoritetet kanë njoftuar se dozat e para të vaksinave covid-19 në vend do të arrijnë në fillim të këtij viti.

Qeveria tashmë ka aprovuar garancitë për blerje përmes sistemit Kovaks dhe është arritur marrëveshje me prodhuesin “Pfizer”, por në çfarë sasie, nuk ka ende informacion konkret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button